E Diel, 1 Nëntor 2026

Lushnje treni perplas per vdekje nje person

Në qytetin e Lushnjes treni i linjës Vlorë – Rrogozhinë ka përplasur për vdekje një person . Aksidenti ka ndodhur rreth orës 8 e 10 minuta te ditës së sotme sapo treni ka kaluar postbllokun në qytetin e Lushnjes. Viktima është Ramazan Gorovelli 65 vjec nga Çifligu i Lushnjes. Sipas përgjegjësit te trenit Naim Syljoti viktima është hedhur përpara trenit. Trenisti është munduar të frenojë por nuk ka shmangur dot përplasjen megjithëse shpejtësia e trenit ka qene 20 km në orë. Për rreth 1 orë treni me mbi 100 pasagjerë ka qëndruar në pritje të policisë e cila ka nisur hetimet per zbardhjen e rastit . 65 vjeçari është identifikuar nga familjarët nga rrobat që mbante veshur.Viktima ishte babai i 6 fëmijëve dhe ishte duke shkuar në tregun e fruta perimeve por sipas famijareve dyshohet që ai mund të ketë kryer vetëvrasje pasi kohët e fundit kishte shfaqur shenja depresioni .

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›