E Diel, 1 Nëntor 2026

Bylisi nuk i frikesohet Tiranes, kujton barazimin e fundit me Vllaznine

"Ekipi yne vlerat i tregoi nje jave me pare ne Shkoder, ku djemte te cilet une drejtoj, dhane maksimumin e tyre dhe per kete moren shperblimin. Barazimi ishte shume, pasi kishim perballe nje ekip pretendent, qe luante ne fushen e tij. Por barazimi tregon se Bylisi po rritet gradualisht dhe po arrin rezultate pozitiv. Kjo gje ka ndikuar ne rritjen e moralit te skuadres sone, gje qe eshte demonstruar gjate gjithe javes. Tashme, - vazhdon komentin e tij, trajneri Dedja, - duhet te vazhdojme ne te njejten linje, pavaresisht se do te jemi ne fushe pa lojtarin e dymbedhjete, i cili ka qene gjithnje mbeshtetesi yne kryesor. Tiranen e vleresojme shume. Jemi perballe ekipit kryesuesqe eshte edhe ekipi qe ka me teper tituj ne vend. Kam te gjithe djemte te gatshem per kete sfide, pra nuk ka asnje mungese", ka perfunduar tekniku shkodran i ekipit te Bylisit, para ndeshjes se sotme. Nderkohe, Tirana pas seances se djeshme eshte nisur drejt Ballshit, ku do te luaje sot ndeshjen e radhes. Bardheblute pas sigurimit te nje bilete per ne gjysmefinale, do te kerkojne qe te ruajne kreun e klasifikimit. "Ndeshja eshte e veshtire, pasi Bylisi kerkon me cdo kusht pike, per te qendruar ne Kategorine Superiore. Tirana pas fitores qe siguroi nje jave me pare, ne Elbasan do te perpiqet qe te shfrytezoje momentin e mire, me qellim qe te mos e leshoje kreun e klasifikimit", - shprehet Kola. Ne kampin bardheblu, mungese shqetesuese per trajnerin e Tiranes eshte kroati Toni Pezo.

Kategoria Superiore

(Sot, ora 15.00)

Ndeshjet (Gjyqtaret)

Bylis-Tirana (S. Cekaj)

Apolonia-Vllaznia (E. Hoxha)

Flamurtari-Dinamo (S. Jareci)

Elbasani-Shkumbini (A. Taullau)

Partizani-Besa (T. Latifi)

Teuta-Lushnja (B. Pashaj)

Premier Lige

Mancester U.- Liverpul 1-4

Arsenal - Blekbern 4-0

Bolton - Fulham 1-3

Everton - Stoke 3-1

Hull Siti-Njukasell 1-1

Midellsbrou-Portsmuth 1-1

Sanderlend - Vigan 1-2

Klasifikimi

Mancester Junajted 65

Liverpul 61

Celsi 58

Arsenal 52

Aston Vila 52

Everton 48

Uest Hem 39

Vigan 38

Fulhem 37

Mancester Siti 35

Bolton 33

Hul Siti 33

Totenhem 32

Sanderlend 32

Blekbern 30

Njukasell 29

Portsmuth 29

Stoke Siti 29

Midellsbrou 27

WBA 22


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›