Liverpuli jep leksione ne Mancester
Rihapet gara e titullit ne kampionatin anglez. Mancester Junajtid eshte ndalur nga rivali kryesor per titull, por mund te perfitoje edhe Celsi. Aktualisht diferenca ne krye eshte ngushtuar ne kater pike. Liverpul ndali 4-1 Mancester Junajtid, ne "Old Trafford", duke iu afruar kreut te Premier Liges. Marshimi i djajve te Aleks Fergusonit, perfundoi me nje humbje te thelle, qe ia shkaktoi rivali kryesor per titull, Liverpuli. Mancesteri nuk ka pesuar nje humbje te tille, qe prej vitit 1992, kur QPR fitonte 4-1 ne Old Tratford. Ekipi i Rafa Benitezit tregoi nje performance te larte, pas suksesit te jashtezakonshem qe shfaqi edhe ne Ligen e Kampioneve, ku duhet kujtuar fitorja 4-0, ne ndeshjen e kthimit ndaj Realit te Madridit. Pas fitores se bujshme, Liverpuli eshte futur ne gare, per te fituar titullin kampion ne Angli. Liverpuli i shkaktoi kete humbje deshperuese Mancesterit, pas 17 vjetesh. Ishte i ngjashem nje rivalitet mes ketyre dy ekipeve, per te fituar titullin kampion ne Angli. Kristiano Ronaldo shenoi i pari ne porten e Liverpulit. Por nje gabim i mbrojtesit Vidic, i dha mundesi sulmuesit te Liverpulit, Fernando Torres, qe te barazonte shifrat. Zherard kaloi ekipin e tij ne avantazh ne fund te pjeses se pare, pas goditjes se 11-metershit. Vidic ishte ne nje dite te deshtuar, kur ne pjesen e dyte gaboi serish dhe doli me karton te kuq. Pas ketij momenti, Liverpuli shenoi dy gola te tjere me ane te Aurerlios dhe te Dosenes. Andrei Arshavin hapi serine e golave per Arsenalin. Rusi e gjeti shume shpejt rrugen e rrjetes dhe ishte protagonist edhe ne golat e tjere qe i shenoi Uolkot dhe Bendtner. Nje tjeter ekip qe siguroi nje bilete ne turin tjeter te Liges se Kampioneve, Arsenali eshte ngjitur ne vend te katert, pas rikthimit dhe fitores se thelle 4-0, ndaj Blekbernit, ne shtepi.