E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bylisi superfuqi, Ada thyen Lushnjën

Kategoria I

Bylisi duket i pandalshëm drejt ngjitjes në elitën e futbollit shqiptar. Skuadra ballshiote vazhdon të shfaqet si një superfuqi në Kategorinë e Parë, duke e rritur në 9 pikë diferencën me Lushnjën dhe Elbasanin, që janë ndjekëset më të afërta. Skuadra e drejtuar nga Ilir Spahiu ka fituar 3-0 përballë Burrelit, falë dygolëshit të Romeo Hamzajt dhe rrjetës së Gegës. Lushnja bën një hap fals përballë Adës, duke humbur 1-0. Takimi në Velipojë është vendosur nga goli i Nevian Canit, në minutën e pestë, ndërsa vendasit kanë shpërdoruar edhe një penallti. Fitore e rëndësishme e Partizanit në Librazhd: të kuqtë fituan me shifrat 2-0 me rrjeta të Mahos dhe Shetës, ndërkohë që Besëlidhja dhe Gramshi kanë ndarë nga një pikë. Pas sfidës Bilisht Sport-Skrapari, për shkak të kushteve të këqija të fushës, u shty edhe Turbina-Elbasani.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›