E Shtunë, 31 Tetor 2026

Altin Lala, debutim i hidhur në Bundesligë

Legjionarë

Altin Lala nuk ka arritur ta shijojë rikthimin në fushat e lojës. Mesfushori shqiptar, i cili mungonte prej afro 10 muajsh, ka debutuar në këtë sezon në sfidën që Hanoveri luajti në fushën e tij kundër Verder Bremenit. 34-vjeçari është aktivizuar prej minutës së 46-të, si zëvendësues i Shtajner, ndërkohë që rezultati ishte 0-4 për ekipin mik. Rezultati final i ndeshjes ishte 1-5 për Verderin, por Lala ka realizuar objektivin, duke konfirmuar se po gjen formën më të mirë fizike. Po dje, në Bundesligën gjermane, ka luajtur edhe mbrojtësi i ardhshëm i Kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj. 24-vjeçari ka luajtur gjatë gjithë 90-minutëshit në fitoren 2-1 që Bokum arriti përballë Hofenhaimit. Vetëm qëndrim në stol për kuqeziun tjetër, Jahmir Hyka, në takimin ku Mainc barazoi 1-1 në fushën e Hertës së Berlinit.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›