Java 21, Teuta – Gramozi 2-0

(ALBANIA SPORT) – Teuta fitoi 2-0 me Gramozin në “Niko Dovana” në debutimin e Ylli Shehut në bankinën durrsake. Të dy golat u shënuan në pjesën e parë: Bledar Hodo në minutën e 24-t (goli i tretë sezonal) dhe Erjon Dushku në minutën e 34-t (goli i tij i dytë sezonal)
Teuta mori revanshin, pasi në fazën e parë kishte humbur në Ersekë po me rezultatin 2-0.
Kjo ishte fitorja e 9-të sezonale e Teutës, tashmë në kuotën e 29 pikëve (vendi i gjashtë), ndërkohë që Gramozi pësoi humbjen e 11-të në 21 ndeshje (vendi i parafundit, 18 pikë).
Dy skuadrat në bilancin e tyre historik prej dy ndeshjesh, secila ka nga një fitore (golaverazh 2:2).
Gramozi, Skënderbeu dhe Shkumbini janë skaudrat e vetme që nuk kanë mundur të fitojnë një ndeshje jashtë fushës së tyre.
KATEGORIA SUPERIORE
Java 21
12.02.2010
Laçi-Flamurtari 3-2
Shënues: Ervis Kaja 2’, Emiljano Veliaj 6’, Eduart Tanushi 28’ / Migen Memelli 26’, Elton Grami 42’
13.02.2010
Vllaznia-Skënderbeu 3-2
Shenues: Amarildo Belisha 8’, Sead Hadjibulic 54’ (p), Ndricim Shtubina 62’/ Enco Malindi 7’, Klevis Roshi 58’
Kastrioti-Apolonia 1-1
Shenues: Orjand Abazaj 32’ / Mlladen Berkic 18’
14.02.2010
Shkumbini-Tirana 1-0
Shënues: Isidor Sekseri 72
Teuta-Gramozi 2-0
Shënues: Bledar Hodo 24’, Erjon Dushku 34’
Të hënën, 15.02.2004
Dinamo-Besa (14:00)
Burimi: Albania-sport.comE Diele, 14 Shkurt 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili