Shpallet abetarja e perbashket Shqiperi -Kosove.

Abetarja që do të mësojnë abc nxënësit në Shqipëri dhe Kosovë vitin e ardhshëm do të jetë ajo e autorëve Shezai Rrokaj dhe Mimoza Gjokutaj nga Shqipëria dhe Islam Krasniqi e Saranda Kumanova nga Kosova. Kjo abetare do të kushtojë 4.8 euro.
Teksti i shtëpive botuese “Pegi” dhe Shoqërisë “Dukagjini” ka qenë i vetmi ndër 7 konkurentët që ka marrë vlerësimin e përgjithshëm mbi 80 pikë.
Shpallja e abetares së përbashkët me rastin e 100 vjetorit të shtetit shqiptar është vlerësuar nga zv/ministri i Arsimit të Kosovës Nehat Mustafa si fianalizimi i një dëshire të kahershme .
Abetarja fituese e shkruar në shqipen standarde është libri i vetëm me të cilin do të mësojnë nxënësit e klasave të para në Kosovë dhe diasporë. Ndërsa në Shqipëri ajo do të konkurrojë në tregun shkollor me tre abetaret e tjera që janë në qarkullim.