E Diel, 1 Nëntor 2026

Bylykbashi: Fitorja e 23 qershorit varet nga ne, jo nga aleancat Eva Gjura

Deputeti i Partise Demokratike Aurel Bylykbashi, gjate nje interviste per “KJ”, komenton zhvillimet me te fundit politike ne vend dhe punen qe po ben PD per pergatitjen e strukturave per zgjedhjet elektorale te 23 qershorit. Megjithese nuk kane mbetur dhe shume dite nga zgjedhjet e pergjithshme, deputeti i PD-se thekson faktin se, partia e tij eshte e angazhuar me te gjitha forcat per te trokitur ne cdo dere dhe per te takuar cdo person, me qellim informimin e tyre rreth programit qeverises per mandatin e trete. Deputeti Bylykbashi sjell ne kujtese punen e madhe qe ka bere kjo qeveri gjate ketyre dy mandateve ku ka shenuar nje plus te madh, sidomos ne fushen e infrastruktures, arsimin, bujqesi, turizem etj. Duke u ndalur tek zhvillimet politike, deputeti Bylykbashi thekson se PD eshte e gatshme te marre edhe nje mandat te trete, per te plotesuar ato gjera qe ka lene per gjysme ne dy mandatet e para, ndaj thekson se shqiptaret do ta votojne serish PD-ne, si alternativa me e mire pasi perballe saj eshte alternativa e PS-se, nje alternative mllefi dhe sharjeje. Bylykbashi thekson se PS nuk ka asnje program te besueshem ndaj shqiptaret do t’i besojne serish PD-se.

Jemi gati tre muaj para zgjedhjeve te 23 qershorit. Porosia e kryeministrit Berisha ne takimin e fundit me strukturat, ishte takim me cdo person dhe pune e palodhur per t’i bindur njerezit te votojne PD dhe per nje mandat te trete. Cilat jane argumentet me te cilat ju do trokisni tek cdo person per t’i bindur te votojne per ju?

Nese do te perqendroheshim tek argumentet me te cilat ne do te trokasim ne dyert e qytetareve, ato jane te shumta dhe natyrisht perfshijne nje mandat tjeter qeverises tonin, te mbushur me premtime qe do te realizohen. Ne sot kemi nje Shqiperi shume me ndryshe dhe te permiresuar ne te gjitha aspektet, ne krahasim me vitin 2005 kur ne erdhem ne pushtet. Une besoj se nuk ka njeri sot ne vend, qe nuk e pranon kete fakt. Shqiperia sot eshte nje vend krejt tjeter persa i perket infrastruktures, kur kishim vetem nje autostrade ne vend, ate Tirane-Durres, edhe ajo e mbetur ne gjendje tejet te amortizuar e nderkohe qe sot, pervec mijera kilometrave te asfaltuar ne rruge e autostrada ne gjithe territorin e vendit, jemi duke ndertuar nje veper tjeter madhore ne kete rast ne interes te drejtperdrejte te qytetareve te Elbasanit, sic eshte autostrada e re Tirane-Elbasan me tunelin e Kerrabes. Pra ne kete drejtim, une besoj se nuk ka sot asnje shqiptar qe nuk e ben ndryshimin. Por ne shkojme tek qytetaret edhe me faktin se kjo qeveri, ka kryer rritjen me te madhe te pagave dhe pensioneve gjate nje periudhe kaq te shkurter kohe, ku per pjesen me te madhe te administrates, keto paga jane dyfishuar dhe per pjesen tjeter ka nje rritje prej 70-80%. Ne shkojme para qytetareve me faktin se sot, Shqiperia eshte vendi i reformave te medha, te cilat kane pasur ne qender te tyre uljen e nivelit te korrupsionit dhe permiresimin e sherbimeve ndaj qytetareve. Shqiperia eshte sot, vendi i prokurimeve elektronike qe do te thote se per cdo tender, qe zhvillohet ne territorin e vendit, tashme nuk ka me asnje mundesi qe administratori i fondeve shteterore te kete kontakt me firmen private, e cila natyrisht qe mund te sillte krijimin e ndonje afere korruptive. Jane me miliona e miliona euro, qe i kane shpetuar shtetit si pasoje e kesaj reforme, kesaj konkurrence te ndershme mes firmave, qe ka bere qe ofertat te jene me te uleta. Ne kemi ndermarre reformen ne fushen e tatimeve, ku sot gjithe biznesi i ben deklarimet e tij online duke mos patur asnje kontakt me inspektorin tatimor, cka perseri mund te sillte premisat per veprime korruptive. Ne sot po perpiqemi te vendosim online gjithe sistemin e zyrave te regjistrimit te pasurive te paluajtshme, cka perseri do te zvogeloje kohen e procedurave per qytetarin. “Shqiperia dixhitale”, Shqiperia ne moshen e internetit eshte nje nisme qe tashme po jep frytet e veta. Nuk ka cep te Shqiperise, qe nuk eshte e aksesueshme per lidhjen me internet nga me te liret ose falas. Ne fushen e bujqesise projektet per subvencionimin e drufrutoreve, te ullirit, te blegtorise kane bere qe qindra mijera fermere shqiptare, te shtojne siperfaqe te tera dhe numrin e krereve te bagetive. Keto dhe shume reforma te tjera kane bere qe jeta e qytetarit shqiptar te permiresohet dhe ne te shkojme perpara tij, jo vetem duke bashkebiseduar per arritjet e tanishme, por me optimizem te shtuar per projektet tona ne kater vitet e ardhshme.

Ju si force politike kerkoni mandatin e trete, keni bere aq sa duhet per t’ju rivotuar serish shqiptaret?

Une me lart permenda disa nga arsyet pse qytetaret duhet te na votojne. Kjo fushate natyrisht do te kete ne qender te saj bashkebisedimin me qytetaret. Ne tashme e kemi theksuar se rivotimi ndaj nesh, duam te jete nje proces reflektimi i cdo qytetari ne lidhje me ate cka ne kemi bere ne krye te vendit, por mbi te gjitha edhe per ate cka do te bejme. Ne duam qe cdokush te vleresoje i lire dhe i pa trysnuar se cfare ofron PD dhe cfare ofrojne edhe kundershtaret tane. Dhe me pas cdo qytetar te beje analizen e tij, nese do te vazhdoje rrugen e integrimit te vendit dhe zhvillimin e tij, rritjen e pagave dhe pensioneve, investimet ne infrastrukture, nje sherbim shendetesor e arsimor me te mire, apo i pelqen demagogjia dhe oferta jo konkrete dhe elektorale e opozites, oferte e cila ne thelb te saj ka vetem qellimin tashme te kthyer ne obsesion te liderit te saj te ulet njehere e te provoje karrigen kryeministrore. Besoj se cdo kush qe ben nje analize te qete dhe te thelle, e kupton dhe do ta kuptoje ne vazhdimesi, qe ne jemi ndryshimi, ndersa ata jane mashtrimi.

A e kane konsumuar PD-ne 8 vitet ne pushtet, sepse opozita ka nje mal me akuza ndaj qeverisjes suaj?

Natyrisht, une nuk mund te them se cdo gje gjate ketyre 8 viteve ne pushtet ka ecur ne menyre te perkryer. Edhe ne ne disa raste ne sektore te vecante kemi pasur veshtiresite tona. Natyrisht ne ndonje rast edhe besimi qe u kemi dhene njerezve te vecante ne pozicione te vecanta te administrates shteterore, nuk na ka rezultuar te kete qene rezultativ. Por, per sa i perket opozites, tashme dihet motoja e tyre per te nxire cdo gje te kesaj qeverie, per te erresuar cdo arritje gjate kesaj periudhe, qofshin keto edhe te njerezve apo biznesit, vetem e vetem se kane ndodhur kur ne pushtet eshte PD. Pra opozita shqiptare eshte e pushtuar nga mllefi dhe urrejtja dhe kjo edhe per faktin se nuk kane nje program te besueshem se cfare t’u ofrojne shqiptareve dhe merren me shpifje. Madje ndonjehere me vjen dhe per te qeshur me sloganin qe kane gjetur Rilindje, por nuk e di me cfare do te rilindin, me Gramoz Rucin apo dhjetera e dhjetera eksponente te tjere, qe Shqiptaret i paten ne pushtet para 8 vjetesh dhe e pane si e bene Shqiperine, apo me veten liderin Edi Rama, qe eshte personi qe ka zoteruar pushtet ekzekutiv qe nga viti 1998 e deri me sot. Pra keta njerez, jane te provuar e ster provuar dhe gjithnje e kane perdorur pushtetin vetem ne interesin e tyre personale, e asnjehere nuk i kane sjelle shqiptareve ndonje gje te mire, shto ketu edhe demin me te madh qe po i bejne vendit duke e penguar ate ne proceset integruese.

Kane nisur te qarkullojne emrat e pare te deputeteve per zgjedhjet e ardhshme, cili duhet te jete kriteri baze qe nje demokrat te behet deputet me 23 qershor?

Une besoj se kriteret baze per te qene pjese e listes fituese te deputeteve te PD, duhet te jete integriteti politik e personal, si dhe marredheniet me njerezit, pra me qytetaret. Besoj se keto komponente jane nder me kryesoret, por me pas mund te kete edhe analiza me te thelluara, qe natyrisht i bejne strukturat pergjegjese politike dhe lideri i PD Sali Berisha.

Partia Demokratike duhet te rifreskoje grupin e vet politik?

Po e ritheksoj se cdo gje, do t’i nenshtrohet analizes mbi bazen e kritereve qe une permenda me lart e te tjerave. Dhe kjo analize i takon cdo deputeti aktual emer per emer, si dhe cdo emri tjeter qe kerkon te behet deputet.

Aleancat jane nje tjeter ceshtje mjaft e diskutuar. A varet fitorja e PD nga koalicionet dhe konkretisht nga koalicioni me LSI?

Ne tashme kemi nisur punen tone si PD ne te gjithe vendin dhe me te gjithe qytetaret. Synimi yne eshte te dalim forca e pare politike ne vend. Nderkohe, ju e dini tashme se filozofia e PD, eshte filozofia e bashkepunimit me cdo force politike qe ne qender te saj ka zhvillimin e Shqiperise dhe ecjen perpara te proceseve integruese. Une jam i bindur ne nje gje. Fitorja jone varet nga vete ne, varet nga puna qe ne do te bejme, nga kontaktet me njerezit, nga oferta jone e emrave qe do t’u paraqesim qytetareve per t’i votuar qe jam i bindur se do te jene me te miret.

Jane hedhur firmat per referendumin per miratimin e tre ligjeve, miratimin e te cileve ka bllokuar opozita. Mendoni se kjo eshte zgjidhja me e mire per kapercimin e ketij ngerci te krijuar?

Natyrisht, une nuk mund te them se kjo eshte zgjidhja me e mire, por eshte e vetmja zgjidhje qe ka mbetur perballe kesaj opozite. Une e degjova ne kete drejtim edhe deklaraten e komisionerit Fyle dhe jam plotesisht dakord me te. Jam plotesisht dakord, sepse integrimi pa diskutim duhet te jete nje proces konsensual, pasi konsensual eshte opinioni i qytetareve shqiptar per sa i perket integrimeve Evropian ku mbi 90% e mbeshtesin kete proces. Por, si t’ia bejme ne qe t’i mbushim mendjen opozites te votoje, fatkeqesisht opozita dhe lideri i saj Edi Rama po sillet si nje pengmarres i vertete ne kete proces, ku peng per fat te keq jane qytetaret shqiptare, jemi te gjithe ne. Natyrisht, une mendoj se 23 qershori eshte nje mundesi tjeter per te gjithe ne, per t’i thene ndal ketij pengmarresi dhe per te dhene mesazhin se shqiptaret, duan Evropen e jo bllokimin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›