Bylykbashi: Rama ka shkelur ligjin per prokurimet publike
Deputeti i Partise Demokratike, Oerd Bylykbashi ne nje deklarate per mediat ka akuzuar dje kryeministrin e dekretuar Edi Rama se ka shkelur ligjin e prokurimeve publike, ende pa marre detyren. Sipas Bylykbashit, Rama kerkon te sjelle ne Shqiperi nje kompani te huaj per ta ndihmuar ne lidhje me tatimet e doganat, madje e ka gjetur dhe kompanine, duke e sjelle ate nepermjet nje prokurimi te drejteperdrejte, plotesisht ne kundershtim me ligjin. “Me e keqja eshte se kete shpenzim klientelist, z. Rama do ta beje me prokurim te drejtperdrejt, jo me tender te hapur nderkombetar. Kjo eshte shkelje flagrante e ligjit te prokurimeve. Qeveria e Kryeministrit Berisha e zhduku prokurimin e drejtperdrejt dhe i kurseu buxhetit te shtetit miliarda dollare, qe me pare shkonin ne xhepat e zyrtareve socialiste. Z. Rama po kerkon te shkele ligjin dhe te ktheje prokurimin klientelist te drejtperdrejt. Ai ka edhe arrogancen ta vere kete ne programin e qeverise me qellim per ta legalizuar me votat e votebesimit te qeverise, shkeljen qe ai do te beje. Ai u mburr ne Kuvend se ka marre nje mazhorance derrmuese dhe po pergatitet qe me arrogancen e kesaj mazhorance, te derrmoje ligjin dhe cdo praktike te mire te instaluar deri me sot me konsulencen e BE-se, OKB-se dhe partnereve te tjere nderkombetare”- u shpreh Bylykbashi.