Roi Kin ka një ëndërr: Vieira te Sandërlendi
Trajneri i Sandërlendit, Roi Kin, po studion realizimin e një "goditjeje" të
papritur në merkato. Ish-ylli i Mançester Junajted është i gatshëm që të
blejë rivalin e tij historik, Patrik Vieira. Kin dhe mesfushori i Interit ishin
kundërshtarë në Premiership, në periudhën kur francezi militonte tek Arsenali.
Për t‘u shënuar është një konflikt ndërmjet tyre në tunelin nga ku lojtarët
futeshin në dhomat e zhveshjes në vitin 2005. Edhe gjatë verës, Sandërlendi
kishte shprehur interes për Vieira, ndërsa së fundmi Kin deklaroi: "Nuk e di
se si është forma e tij aktuale. Dikur ishte një lojtar i jashtëzakonshëm, një
lider i vërtetë. Sigurisht, mua nuk ma kalonte dot...".