Bylykbashi shënon për fitoren e Kryvbas

Dorian Bylykbashi ka shënuar gol për fitoren e skuadrës së tij Kryvbas, në fushën mysafire të Zorya në kampionatin ukrainas. Skuadra ku aktivizohet treshja shqiptare Hidi-Bulku-Bylykbashi ka shënuar fitore me rezultatin 2-1. Që të tre shqiptarët janë aktivizuar si titullarë në këtë ndeshje dhe kanë luajtur që të tre për 90 minuta.
Goli i ndeshjes ka ardhur nga Bylykbashi në minutën e 19-të të ndeshjes, ndërsa vendasit kanë barazuar në minutën e 28-të me anë të penalltisë. Në pjesën e dytë Bartulovic ka shënuar për 2-1. Në këtë ndeshje Ervin Bulku është ndëshkuar me karton të verdhë.
Kryvbas aktualisht renditet në pozitën e 10-të të kampionatit ukrainas me 27 pikë të fituara në 24 ndeshje.