E Shtunë, 31 Tetor 2026

Golin e tij të 50-të, Skela e shënon symbyllyr

"Unë sapo i kisha mbyllur sytë", - thotë Ervin Skela, i cili shënoi golin e tij të parë me kokë gjatë gjithë karrierës së tij në Bundesliga 1. Fantazisti me golin e tij kundër Duisburgut, jo vetëm i dha tri pikë të "rënda" Energi Kotbusit në luftën për ekzistencë.
"Kjo ishte një fitore me vlerë gjashtë pikësh", - tha trajneri Kotbusit, slloveni Bojan Prasnikar, pas ndeshjes të vendosur qysh në minutën e 4-t me golin e Skelës. "Normalisht u stopova topin me gjoks, pasi pata frikë, se mos ma conte kokën mënjanë, e pastaj e godita", - thotë shqiptari 31-vjecar, i cili pasi u ndërfut në zonë si një "njëri i padukshëm", shënoi pasi krosimi të Denis Sorensenit.
"Duket se gjithcka po shkon lehtësisht për ne. Kështu që edhe unë bëra një gol me kokë", - tha Skela për agjencinë gjermane të lajmeve, DPA. Fantazisti shqiptar shënoi të dy golat në fitoren 2-1 kundër Hertës së Berlinit, por goli me kokë në fitoren e dytë rresht ishte i gjashti sezonal (5 asiste).
"Lojtari special" i skuadrës që ka për tifoze VIP, kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel, është vetëm 173 centimetra. "Jemi duke e shijuar gjatë këtë moment, është krejt e natyrshme. Jemi të lumtur", - thotë Skela, i cili është i vetëdijshëm, që edhe me një fitore tjetër Energi mund të hedhë një hap të madh për mbijetesën.
"Ne bëjmë cdo fitore bëjmë një hap përpara, por neve na nevojiten edhe disa hapa të tjerë", - thotë trajneri Prasnikar, duke menduar për sfidën e radhës për mbijetesë, atë kundër Arminian e Bielfeldit, një ish-ekip i Ervin Skelës.
I habitur nga goli i Skelës mbeti edhe trajneri Rudi Bomer. "Goli 0-1 nuk duhej të ndodhte, krosimi nuk duhet të ndodhtet, dhe një Skela që godet kaq lirë me kokë, nuk duhet të ndodhte", -ankohet tekniku i Duisburgut.
Gjithcka lindi kur lojtari i Duisburgut, Pablo Cacers e lejoi danezin Sorensen të krosonte, ndërkohë që mbrojtësi Mikael Lamej nuk e pa "fluturimin e fshehtë" të Skelës pas shpinës së tij, për të shënuar edhe golin e tij të 18-të në Bundesliga 1 (130 ndeshje) dhe të 50-in në Gjermani, duke llogaritur edhe 32 golat e tij në Bundesliga 2 (127 ndeshje).

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›