E Diel, 1 Nëntor 2026

"Sport Ekspres": Qato, Shqipëria me kampion bote!

Durrsaku i dorezave, në një ndeshje të ekuilibruar, ku kundërshtari portugez Vitor Sa u tregua i përgatitur ka arritur ta kurorëzojë ëndërrën e tij dhe të gjithë shqiptarëve: marrjen e titullit të globit në versionin WBF.
Mbrëmje magjike në Pallatin e sportit "Asllan Rusi". Për të gjithë shqiptarët dhe vecanërisht për Kreshnik Qaton, që është shpallur Kampion Bote në versionin WBF. Jo vetëm kaq, por ka fituar dhe titullin mesdhetar në versionin WBC, duke mbetur kështu më i forti i peshës së mesme. Një arritje madhore edhe pse ndeshja me portugezin Vitor Sa nuk ka qenë e lehtë për të, kur gjithcka është ndarë me pikë.
Eshtë dukur si një aventurë fëmijësh rruga e Qatos. Me një boks të "burgosur" në vitet e diktaturës, pakkush mund të mendonte se do të vinte një ditë që Shqipëria të guxonte boksin profesionist e për më tepër të synonte edhe maja të tij. Por, Kreshnik Qato ka besuar. Ashtu sikurse Ylli Ndroqi ﷓ biznesmeni i njohur ka dhuruar mbrëmë në "Asllan Rusi" një spektakël të denjë për një përballje të këtij niveli ﷓ që ka ditur ta promojë në "xhunglën" e boksit profesionist e që jo më kot është etiketuar si "Don Kingu shqiptar".
Shqipëria ka një kampion bote në boks! Mjafton vetëm kaq për të besuar se edhe një vend i vogël si yni mund të ketë vendin e tij në "sallonin e madh" të sportit botëror. Faleminderit, Kreshnik Qato!

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›