Bytyqit i pëlqen Salzburgu

Talenti kosovar Zymer Bytyqi mund t’i bashkohet ekipit austriak Red Bull Salzburg, ku ditë më parë u transferua sulmuesi i deridjeshëm i Vikingut, Valon Berisha. Kampioni i Austrisë i ka bërë ofertë të mirë futbollistit të Sandnes-Ulf, ndërsa i ka premtuar se do t’ia transferojë edhe familjen në Austri.
“Duket se Salzburgu është i interesuar për mua. Më ka premtuar se mund të shkoj edhe në shkollë dhe që mund ta marr me vete familjen. Por, unë nuk i thash po, sepse dua të pres derisa të bindem që ky është vendi i duhur për mua. Por, ky edhe mund të jetë”, ka thënë Bytyqi për ueb faqen norvegjeze Aftenbladet.no.
Një ditë para ndeshjes së Sandnes Ulf ndaj Viking, drejtuesit e Salzburgut kishin shkuar për ta vëzhguar Bytyqin, duke u bindur për kualitetet e tij. Më pas kosovari kishte shkuar në Austri për ta shikuar ambientin në klubin Red Bull Salzburg nga afër. Përpos tij, edhe vëllai i Valonit, Veton Berisha, i cili aktivizohet me Vikingun, mund t’i bashkohet Salzburgut.