E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pensionohet Roberto Carlos

Mbrojtësi i krahut të majtë, legjendari Roberto Carlos, ka vendosur të pensionohet.

39 vjeçari ka vendosur t`i varë këpucët e tij, pak kohë pasi konfirmoi se do të pensionohej në fund të sezonit.

“Unë kam biseduar që të zhvillohet një ndeshje lamtumire mes Real Madridit dhe Anzhit”, ka thënë Carlos i cituar nga EFE.

Roberto Carlos pasi kaloi nga Interi te Real Madridi fitoi tre herë Ligën e Kampionëve, katër La Liga dhe tre Superkupa të Spanjës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›