Tuente kërkon Etrit Berishën

Etrit Berisha
Portierin e Kombëtares shqiptare, Etrit Berisha, e gëzon shumë interesimi i një prej skuadrave më të forta të Holandës, Tuente. 23-vjeçari ka pohuar se ndihet i gatshëm të largohet gjatë kësaj vere nga Kalmari. Ai është duke pritur një ofertë zyrtare nga drejtuesit e skuadrës holandeze. Dhe, në rast se kjo do të ndodhë, ai thotë se nuk do t’i thotë jo. Gjithashtu thotë se kampionati holandez do ta ndihmonte shumë atë në rritjen e nivelit të lojës. Në fakt, zyrtarët e ekipit të Tuentes, të dielën, kanë përcjellë nga afër cilësitë e portierit të Kombëtares së Shqipërisë, në ndeshjen që Kalmari barazoi 1-1 me Sundsvallenin. “Tuente është një skuadër e madhe dhe, nëse më jepet rasti të luaja në këtë skuadër, do ta shfrytëzoja në maksimum. Oferta zyrtare nga Tuente do të ishte e mirë për mua dhe nuk do t’i thosha jo. Unë kam dëgjuar se drejtuesit e Tuentes po më vazhdojnë me interesim të madh dhe kjo më motivon edhe më shumë për ndeshjet e ardhshme. Ende nuk ka asgjë konkrete, por besoj se pas një kohe shumë të shkurtër do të ketë diçka më serioze”, ka thënë Berisha.