E Shtunë, 31 Tetor 2026

CELIO mberrin dhe ne Vlore

Celet ne qytetin e Vlores i pari dyqan "Celio International" dhe i dyti pas Tiranes. Me nje performance fantastike, veshje "casual" dhe "sportwear", do te japin mundesine konsumatorit vlonjate, te shijojne cilesine me cmime fantastike. Ceremonia eshte zhvilluar mbreme, ne oren 18:00, prane Qendres Tregtare Univers (QTU) te qytetit bregdetar.

E krijuar nga vitin 1985 nga Mark dhe Loren Grosman, "Celio" mbetet ende nje biznes 100 per qind familjar, me nje synim strategjik afatgjate, nje qasje te paster drejt klientit dhe nje strategji e qarte ne treg. Aktiviteti aktual i "Celio International" shtrihet ne 50 shtete, me ane te 700 dyqaneve te saj. Nje grup ne rritje te shpejte, me nje xhiro vjetore prej 7500 eurosh per meter katror. Vepron ne treg me dy marka, me konceptin "Celio Magic Red Line", ku bejne pjese veshjet sportive, te shkujdesurat, te biznesit dhe pajisjet plotesuese, dhe me "Celio Club", nje dyqan i konceptuar per djem te rinj, ku mund te gjesh nje game te gjere veshjesh mondane, elegante, bashkekohore, formale dhe te shkujdesura. Pas dy vjetesh, "Celio Club" eshte nje dyqan i suksesshem dhe mjaft premtues per te ardhmen.

"Celio France" eshte lider i padiskutueshem ne moden e veshjeve per meshkuj, me 6.5 milione kliente..., 30 milione modele..., 58 milione vizita. Ne France, nje ne dy persona vishet me "Celio". Aktualisht puneson 3500 persona, 58 per qind e te cileve jane femra.

Me nje game prej 125 profesionesh te ndryshme si, administratore dyqanesh, shites, stiliste, arkitekte, "Celio" ka nje qender sherbimi ne Paris, nje zyre blerjesh nga Hong Kong dhe nje zyre qendrore furnizimi dhe referimi ne Bruksel. Pese shtyllat mbajtese te saj; joshja, burreria, bujaria, sherbimi dhe ciltersia, e udheheqin "Celio"-n ne marredhenien e saj me klientin.

Me 6 koleksione ne vit dhe prodhime te reja te vazhdueshme, ofron nje game shume te gjere produktesh bashkekohore. Dyqani eshte vektori kryesor i shprehjes se marketingut te kompanise. Dyqani koncept eshte projektuar nga kompania e njohur projektuese Sages& Partners.

Nga dera kryesore, rrugica qendrore krijon nje imazh qe te sjell ndermend pasarelat e modes. Nje paraqitje e qarte me 3 universe te percaktuara dhe e dukshme qe nga hyrja e dyqanit, u jep klienteve pika te qarta referimi. Reklamat dhe vitrinat jane perqendruar tek moda. Cdo dy jave, veshjet e vitrinave nderrohen plotesisht dhe klienteve u ofrohet nje mall i ri.

Ne bashkepunim me dyqanet e rrjetit te saj, kompania organizon vazhdimisht sfilata mode ne mbare boten. Ne vitin 2008, u hapen ose u perterine 200 dyqane. Gjate tre viteve te fundit, jane riprojektuar 75 per qind e dyqaneve. Per te shoqeruar zhvillimin mbare boteror, duhet te hapin dyqane te reja, qofshin filiale, ose sipermarrje private. Filialin e pare per Evropen Qendrore, e hapen ne Prage te Republikes Ceke. Dhe jane ne kerkim te vendeve ne Hungari, Poloni dhe Sllovaki. Se fundmi, "Celio" eshte ne kerkim te qendrave tregtare ne Evropen Qendrore, Jugore, Lindore, Lindjen e Mesme, Mahgreb dhe Indi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›