E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlore, sherr per ekskursionin e deshtuar, plagos shokun me thike

Vlore- Rikthehen perleshjet me arme ne shkollat 9-vjecare. Pas precedentit te Lezhes, diten e djeshme, nje tjeter incident eshte shenuar ne shkollen "Ismail Qemali" te qytetit bregdetar. Nxenesi i klases se 9-te, F. R., 15 vjec, eshte goditur me thike ne fytyre nga shoku i tij i klases me inicialet D. C., pas nje sherri qe kishte nisur ne ambientet e shkolles, mengjesin e djeshem. Teksa kane perfunduar oren e pare te mesimit, te miturit kane nisur te debatojne ne lidhje me nje ekskursion qe kishte zhvilluar nje tjeter klase, ndersa vetem klasa e tyre nuk ka shkuar. Agresori ka akuzuar shokun se ishte shkaktari i anulimit te ekskursionit dhe keshtu, debati ka perfunduar ne nje perleshje jashte hekurave te shkolles. Porsa kane perfunduar mesimin rreth ores 12:00, adoleshentet kane dale ne rruge dhe te ndjekur nga nje grup shokesh kane nisur te perleshen, derisa D. C., ka nxjerre nje thike dhe e ka goditur ne fytyre kundershtarin. Burime nga spitali thane se 15-vjecari, eshte jashte rrezikut per jeten. Policia mberriti ne vendngjarje dhe mori ne pyetje te dyshuarin, qe po ndiqet ne gjendje te lire.

O.H.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›