E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ata te forte e te shpejte ne teknike e skuader

Lorik Cana

Nuk eshte i trembur sepse ai eshte Lorik Cana perballe ka pasur kundershtare edhe me te medhenj te cilet jo rrallehere i ka mundur. Por per sfiden e sotme me Bosnjen zgjedh te jete me kembe ne toke. Curri eshte nje mungese shume e rendesishme per ne ndersa ekipi boshnjak duhet ta pranojme qe ka me shume kualitete qe luajne ne skuadra me te mira se futbollistet tane. Ata luajne prej vitesh bashke dhe nuk kane nevoje per me shume kohe sic kemi ne kur na vjen nje lojtar i ri. Por ai garanton se eshte ne nje forme personale me te mire se sa nje muaj me pare ku ka luajtur me Kombetaren. Partneri i tij ne qender te mbrojtjes do te jete Dallku dhe jo Curri por ai nuk demonstron asnje medyshje kur thote kam luajtur me Dallkun me Qipron te pakten keshtu e kemi e nisur. Sigurisht nuk eshte njesoj si me Currin pasi duhet pak kohe per tu pershtatur sa me mire. Gjithsesi kushdo te luaje ne vend te Currit eshte lojtar profesionist. Te gjithe si skuader duhet te bejme me te miren ne aspektin mbrojtes. Po ashtu vlereson edhe Vangjelin ne te majte Nuk kam fare frike per te eshte nje mbrojtes fantastik dhe mund ti lesh te mbuloje cdolloj lojtari. Por mendon se skuadra jone forcen e ka te grupi jo tek individet. Fakti qe sulmon dhe le hapesira eshte nje thike me dy presa per Canen. Ata kane lojtare te shpejte qe mund te te ndeshkojne me ane te daljeve te shpejta edhe kur luajne ne mbrojtje. Kane shpejtesi dhe force ndersa ne kemi teknike dhe jemi te organizuar. Ne fund i mbeshtetur ne formen e Kombetares sone ai ka besim se mund te ndalim cfaredo lloj kundershtari.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›