E Diel, 1 Nëntor 2026

CEZ: Defekt në linjën OST, disa zona në Tiranë pa energji elektrike

TIRANE – Disa zona në kryeqytet janë pa energji elektrike, për shkak të një defekti në linjën e OST-së.

“CEZ shpërndarje” njofton se pa energji janë rruga e Durrësit, Rruga e Kavajës dhe Mine Peza, zona pranë Barrikadave dhe Pazari i ri, si dhe disa nga institucionet kryesore, si Kuvendi i Shqipërisë dhe të gjitha ministritë.

Ndërkaq mësohet se grupet e punës po punojnë për normalizimin situatës dhe së shpejti pritet rikthimi i energjisë.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›