E Diel, 1 Nëntor 2026

Modë, vdes stilisti francez që veshi Jackie Kennedy

PARIS- Stilisti Jean-Louis Scherrer vdiq sot, në Paris, në moshën 78-vjeçare, pas një sëmundjeje të gjatë, bënë të ditur burime zyrtare vendase.

Ndër klientët e tij figurojnë Jackie Kennedy dhe aktorja dhe aktorja Michele Morgan.
"Jean-Louis Scherrer ishte shtruar për një kohë të gjatë në spital", deklaroi Guillaume Feugeas, punonjësi i tij.

"Ai vdiq pas një sëmundjeje të gjatë. Gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua", theksoi ai.

U lind më 19 shkurt të vitit 1935, Jean-Louis Scherrer ndoqi fillimisht studimet për balet, por një aksident e pengoi që të vazhdonte karrierën.

Në vitin 1956 filloi punë tek Christian Dior.
Pas vdekjes së Dior-it, ai punoi me Yves Saint-Laurent.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›