E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkoi me pushime në Has tek kushërinjtë, mbytet në rezervuar vogëlushi nga Tirana

HAS-Një fëmijë 10-vjeç ka humbur jetën pasi ka hyrë të lahet në rezervuarin e fshatit Tregtan.

Burime nga vendngjarja bëjnë të ditur për News24 se fëmija me inicialet N.K banonte në Tiranë dhe kishte shkuar me pushime tek të afërmit në Tregtan.

Vogëlushi i shoqëruar nga kushërinjtë i janë drejtuar rezervuarit të fshatit për t’u freskuar në këto ditë ku temperaturat e nxehta kanë kulmuar në mbarë vendin. Sapo 10-vjeçari është futur në ujë, të afërmit kanë vënë re se nuk po dilte nga uji. Ata kanë ndërhyrë me shpejtësi dhe kanë mundur të tërheqin trupin e 10-vjeçarit nga rezervuari. Pavarësisht ndihmës së parë, mësohet se N.K mbërriti i pajetë në spitalin e Kukësit.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›