Vdekja e 11-vjeçarit gjatë operacionit, babai në “News24”: E vërteta do dalë në dritë
TIRANE – Çështja e Denis Almadhit është trajtuar sot në “News24”, në rubrikën “Opinion”, ku ishte i ftuar babai i vogëlushit dhe përfaqësuesi ligjor i familjes Almadhi.
“Denisi mund të ishte gjallë nëse mjekët do të kishin pasur medikamentin Dantrolen”. Të paktën në këtë konkluzion kanë dalë ekspertët e mjekësisë ligjore, të cilët kanë përpiluar një ekspertizë të dytë për vdekjen e 11-vjeçarit.
Në ekspertizën e parë, thuhej se Denis Almadhi kishte ndërruar jetë nga hipertermia malinje, por nuk jepnin përgjigje rreth pyetjes, "nëse mjekët do ta kishin Dantrolenin, do të mund ta kishin shpëtuar ose jo pacientin?" Pikërisht këtë pyetje, prokuroria ua adresoi përsëri ekspertëve, për t'u qartësuar lidhur me momentin kyç të të gjithë hetimit.
Në ekspertizën e dytë, e cila do të ndikojë jo pak në hetimet e hapura për vdekjen e vogëlushit, ekspertët shprehen se Dantroleni mund ta kishte shpëtuar të miturin. 'Gishtin' në drejtim të mjekëve si përgjegjës për vdekjen e Denis Almadhit e ngritën familjarët e tij, të cilët janë të vendosur t'i shkojnë deri në fund për të mësuar të vërtetën.
Fatmir Almadhi, babai i vogëlushit u shpreh në “News24” se tashmë e vërteta e vdekjes së djalit të tij do të dalë në dritë. “Ne material në dorë konkretisht nuk kemi, por ka marrë rrugën e duhur dhe e drejta do të dalë në dritë”- shprehet ai.
Ndërkaq nëpërmjet një komunikimi telefonik në studio, drejtori i QSUT-së, Besim Boci hodhi poshtë konkluzionet se vdekja e Denisit ka ardhur si pasojë e mungesës së medikamentit, pasi sipas tij, mjekët kanë përdorur të gjitha mjekimet alternative të Dantrolenit.
Drejtori i QSUT-së iu përgjigj edhe akuzave të familjarëve të 11-vjeçarit, të cilët pretendojnë se ekzistojnë teste paraprake që mund të parandalonin hiperterminë malinje.
“Hipertermia malinje nuk mund te parashikohet me asnjë ekzaminim. Nuk ka asnjë analizë që mund të zbulojë hiperterminë malinje, deri në momentin që i sëmuri i nënshtrohet anestezisë.”- tha Boci.
Në lidhje me dyshimet për përgatitjen e mjekëve që kryen operacionin e Denisit, Zoti Boci theksoi se stafi mjekësor ka bërë të gjitha përpjekjet e mundshme për t’i shpëtuar jetën 11-vjeçarit.
“Mjekët shqiptarë atje, që kanë qenë mbi 4-5, i kanë bërë të gjitha alternativat e tjera në mungesë të Dantrolenit. Nuk besoj se stafi mjekësor nuk kanë pasur përgatitjen e duhur për të përballuar këtë ndërlikim. Raporti i mjekësisë ligjore nuk mund të jetë se fëmija vdiq nga mungesa e Dantrolenit, por për shkak të ndërlikimeve që dha hipertermia malinje. Janë bërë me dhjetëra mjekime që janë alternativa të Dantrolenit. Është një ndërlikim që ka një vdekshmëri jashtëzakonisht të lartë. Ju po kërkoni të dali e drejta, por ç’faj ka mjeku që nuk ndodhet Dantroleni në asnjë farmaci.”- u shpreh drejtori i QSUT-së.
(er.nu/BalkanWeb)