E Diel, 1 Nëntor 2026

“Zumba”, tendenca e re për të mbajtur trupin në formë duke u argëtuar

TIRANE - Dëshironi të keni trupin e ëndrrave tuaja! Sot është e mundur duke ndjekur klasat e kërcimit Zumba, një kombinim perfekt mes stërvitjes dhe argëtimit.

Zumba është një klasë kërcim - fitnesi e inspiruar nga ritmet latine ku përfshihen muzika latine dhe internacionale e kombinuar me lëvizje kërcimi, që krijojnë një sistem fitnesi dinamik, emocionues dhe tepër efektiv.

Zumba është prezantuar në botë që në vitin 2001 dhe është kthyer në një sensacion të vërtetë. Tashmë më shumë se 12 milionë njerëz frekuentojnë çdo javë klasat e Zumbas në më shumë se 125 shtete, mes të cilave edhe Shqipëria.

Ja disa nga arsyet përse duhet të praktikoni Zumba-n:
- Eshtë qejf! Duket më shumë sikur kërcen në një party, sesa sikur je duke u stërvitur!
- Eshtë e përshtatur për të gjitha moshat dhe aftësitë për tu stërvitur!
- Djeg minimalisht 400 kalori dhe maksimumi 1000 kalori brenda 1 ore!
- Ndihmon sistemin kardiovaskular si dhe forcon zemrën dhe muskujt!
- Përmirëson koordinimin, fleksibilitetin si dhe lëvizshmërinë!
- Tonifikon muskujt!
- Përmirëson sistemin mendor!
- Mundësi për tu socializuar!
- Eshtë e përballueshme financiarisht!

E pra, cilat janë arsyet për të mos ndjekur klasat e Zumba-s? Kërkoni palestrën e përshtatshme dhe mbajeni trupin në formë.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›