E Shtunë, 31 Tetor 2026

CEZ, Hejsek: Inspektimi i KE, mundësi për t'i dhënë fund spekulimeve

KE ka ushtruar kontroll edhe në mbi 20 kompani te tjera energjetike në 6 shtete


"Komisioni Evropian po shqyrton konkurrencën tregtare ne fushën e energjetikes dhe lendeve djegëse, -thuhet në një deklaratë për shtyp të Josef Hejsek, menaxheri i CEZ Albania në Tiranë.


Më 24.11 në orët e para te mëngjesit në zyrat e drejtorisë CEZ në Prage dhe në adresën zyrtare të shoqërisë së minierave të Çekisë Veriore të grupit CEZ, u paraqitën punonjësit e inspektimit të Komisionit Evropian, duke i dorëzuar përfaqësuesit te kompanisë urdhrin e komisionit sipas të cilit kompania duhet t'i nënshtrohej kontrollit bazuar në ligjin nr. 20 paragrafi 4 urdhëresa 1/2003 dhe menjëherë nisen kontrollin.


"Komisioni Evropian e justifikoi kontrollin duke dhënë arsyen se ka informacion që CEZ mund të ketë tentuar të kufizojë zhvillimin e konkurrencës midis kompanive në tregun e energjetikës.


Më konkretisht u tha se CEZ mund të kishte krijuar pengesa në projektet e prodhuesve konkurrentë të energjisë dhe që mund të jetë i implikuar në kufizimin e tregtisë së qymyr gurit ose që mund të ketë manipuluar çmimet në tregun çek të energjetikës, - thotë deklarata dhe shton:


"Ky kontroll vjen si rrjedhojë logjike e rritjes së CEZ, i cili sot është pjesë e kompanive më të mëdha të energjetikës dhe për këtë arsye ndodhet nën një mbikëqyrje të rreptë. Komisioni Evropian në të njëjtën mënyrë ka ushtruar kontroll dhe mbi 20 kompani të tjera energjetike në 6 shtete, së fundmi në mars të vitit 2009 realizoi kontrollin e rreptë në gjigantin Electricité d'France në Francë. Para një viti u inspektua gjithashtu kompania gjermane EON".


Më tej në deklaratën e z.Hejsek thuhet: "Më 1 dhjetor para orës 15:00, punonjësit e inspektimit te Komisionit Evropian lanë ndërtesën e drejtorisë së përgjithshme të CEZ në Pragë. Me këtë u mbyll dhe kontrolli lokal në CEZ.


Punonjësit e inspektimit morën me vete disa dokumente të printuara për kontroll. Jemi të bindur që të gjitha veprimet tona në tregun e energjetikës janë ne përputhje me të gjitha ligjet, rregullat dhe etikën.


Duke marrë në konsideratë se Komisioni Evropian disa here është shprehur se tregu në Republikën Çeke është nga më të hapurit në Komunitetin Evropian, mendojmë se edhe ky inspektim do te dali me te njëjtin përfundim".


"Prandaj këtë kontroll e mirëpresim dhe e shohim si një mundësi për t'i dhënë fund spekulimeve të përhapura nga konkurrentet tanë dhe nga kompanitë me të cilat jemi në kontradikta tregtare.


Besojmë se Komisioni Evropian do t'i marrë të gjitha faktet në shqyrtim. Punonjësve të kontrollit CEZ i ofroi bashkëpunim maksimal dhe është i gatshëm qe këtë bashkëpunim ta vazhdoje edhe në të ardhmen, - përfundon deklarata.


 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›