E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çmimi i energjisë, "Mjaft" protesta para ERE-s

Pas vendimit të OSSH-së për rritjen e çmimit të energjisë me rreth 44 përqind lëvizja "Mjaft" ka protestuar para institucionit të Entit Rregullator të Energjisë duke dorëzuar një kërkesë për shqyrtimin me kujdes të kërkesës së OSSH-së për rritje të çmimit të energjisë elektrike si dhe duke deklaruar se ata do të organizojnë protesta masive. Përfaqësuesi i lëvizjes "Mjaft" Antuen Skënderi u shpreh se një çmim i tillë është i papërballueshëm për konsumatorin.
OSSH vazhdoi Skënderi nuk ka të drejtë të kërkojë rritjen e energjisë që në dhjetor të 2009 ndërkohë që auditi për humbjet tektonike dhe jotektonike do të realizohet vetëm në 6 mujorin e dytë të muajit pasardhës. Lëvizja "Mjaft" i bëri thirrje shtetit shqiptar që të marrë masa mbrojtëse për konsumatorin sidomos kur dihet se kjo rritje do të shkaktojë efekte të rënda ekonomike dhe sociale mbi kategori të ndryshme.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›