CEZ: Na duhen punonjës në OSSH
Jo vetëm që nuk do të largojnë punonjës, sikurse ishte thënë, por pritet një shtim i radhëve në shërbim të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes, OSSH. Kompania çeke, CEZ, prej dy javësh ka marrë kontrollin e OSSH-së, duke zhvilluar takime me të gjithë krerët nëpër degë. Janë duke vëzhguar nga afër punën, mënyrën sesi shërbehet, faturimin etj. Nga ana e tyre, drejtuesit më të lartë të OSSH-së raportojnë pranë çekëve punën e kryer, nivelin e arkëtimeve, si dhe problemet e hasura gjatë terrenit. Kjo është panorama e shkurtër rreth asaj çka ka ndodhur në 15 ditët e fundit, kur CEZ firmosi kontratën e blerjes së aksioneve të OSSH-së me Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës. Të mërkurën e kaluar, Këshilli i Ministrave miratoi kalimin e aksioneve, kurse e gjithë marrëveshja pritet të finalizohet pas miratimit me votë nga Kuvendi i Shqipërisë. Sido që të jetë rezultati i negociatave për arritjen e marrëveshjes përfundimtare, çekët duket se e kanë ndarë mendjen. OSSH-ja do të jetë e tyre përgjithmonë, falë 102 milionë eurove të ofruara për 76 për qind të aksioneve dhe për strategjinë e re të investimit 200 milionësh që do të zhvillohet në tri vitet e ardhshme.
Punonjësit
Ishte deklaruar në formë paralajmërimi se 6500 punonjësit e OSSH-së janë të tepërt për planet e CEZ, i cili mendon të fusë një metodë të re në faturimin dhe shërbimin e energjisë elektrike. Vetë zyrtarët e Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës kishin deklaruar largimin nga puna e të paktën 3 mijë punonjësve. Edhe ministri Ruli e konfirmoi një fakt të tillë në Kuvend, duke thënë se në raport me numrin e abonentëve OSSH-së i nevojiten rreth 1500-2000 punonjës, nga 6500 që janë në total (pa KESH dhe OST, tashmë të ndara me VKM). Duke parë punën nga afër, volumin e madh dhe vështirësitë në terren, vlerësimi paraprak i CEZ është që numri aktual i punonjësve është i nevojshëm, madje kërkohen të tjerë. "Gjatë takimeve me krerët e degëve të OSSH-së nëpër rrethe, drejtuesit e CEZ kanë vënë në fokus të tyre rritjen e cilësisë së shërbimit ndaj konsumatorëve. Ata po përpiqen të fusin në mentalitetin e punonjësve të OSSH-së se ‘në rast se konsumatorit nuk i ofrohet shërbimi i duhur, atëherë mos prisni t‘i merrni paratë për faturën e prerë‘. Ky proces ka nisur prej dy javësh dhe do të vijojë deri në fund të muajit maj", u shpreh për "Shqip" Fioralba Dardha, specialiste për marrëdhëniet me publikun në OSSH. Gjatë kësaj kohe, çekët kanë dhënë udhëzime të reja rreth formatit të punës, si dhe po trajnojnë punonjësit. Pak kohë më parë ata inspektuan degën e Fierit, e cila mbulon edhe zonën e Vlorës, duke u njohur nga afër me problematikat.
Testi
Me gjithë vullnetin e mirë të CEZ për të mos larguar asnjë punonjës nga puna, drejtuesit aktualë të OSSH-së duket se e kanë një plan "pastrimi". Pak kohë më parë, drejtori i Përgjithshëm i OSSH-së, Sahit Dollapi, tha se të gjithë punonjësit, pa asnjë dallim, do të kalojnë në një periudhë testi. Edhe pse Dollapi sqaroi se nuk bëhet fjalë për largime nga puna, në planin e tij për të testuar të 6500 punonjësit nënkuptohej një reformë e thellë. Nuk është test i mirëfilltë në bazë të disa njohurive, por vlerësim mbi punën e bërë në terren. Nga krerët nëpër rrethe do të marrim raportime rreth punës që po kryejnë elektricistët dhe faturistët në drejtim të konsumatorëve. OSSH deklaron zyrtarisht se tre do të jenë shtyllat kryesore ku bazohet testi i vlerësimit: marrëdhëniet me konsumatorin, rezultatet në punë dhe ngritja profesionale e çdo punonjësi.