Në pesë vjet, trefishohet numri i fëmijëve me astmë
Sëmundja e astmës po ecën në linjë të drejtë me atë të ndotjes së mjedisit. Kjo sëmundje, që duhet trajtuar gjithë jetën, nuk është "kursyer" të prekë as fëmijët e vegjël, të cilët në shumicën e rasteve paraqiten në spital në stade të avancuara të sëmundjes. Kjo jo vetëm për moskapje në kohë të sëmundjes nga ana e prindërve, por edhe ngatërrimin e diagnozës nga ana e mjekëve. Herë-herë simptomat e astmës ngatërrohen me bronkite apo viroza të stinës. Dje, në ditën e pediatrisë, është zhvilluar konferenca mbi çështjet e viruseve respiratore.
Sipas mjekëve pediatër, brenda pesëvjeçarit të fundit është rritur numri i fëmijëve të prekur nga astma. Lajmi konfirmohet nga pediatria e spitalit "Nënë Tereza". Sipas "bllokut" të diagnozave kryesore të spitalit, një numër të lartë vizitash dhe trajtimesh i referohen edhe astmës. Shtimi i rasteve ka qenë në mënyrë të veçantë gjatë viteve të fundit, ku edhe ndotja e mjedisit ka qenë në nivele të larta.
Me kalimin e kohës rritet edhe numri fëmijëve të prekur nga sëmundjet respiratore, të cilët shtrohen në spital dhe kërkojnë ndihmë të specializuar. Problemet kryesore janë shqetësimet në rrugët e frymëmarrjes, lotim të syve, kollë.
Shpesh shenjat e astmës ngatërrohen me simptomat e virozave të stinës, bronkitit apo ftohjes. Veç ndotjes së ambientit, një tjetër faktor që çon në astmë janë edhe rastet e fëmijëve që kanë marrë të ftohtë apo bronkite të përsëritura herë pas here, të cilat nuk janë trajtuar e më pas kanë kaluar në astmë, sëmundje që duhet të trajtohet përgjatë gjithë jetës.
Sipas mjekëve, një tjetër shkaktar që i çon fëmijët drejt prekjes nga sëmundja e astmës është edhe duhanpirja e më të rriturve në shtëpi. Ka raste kur mjekët nuk arrijnë t‘i kapin sëmundjet që në fillim dhe i trajtojnë pacientët sikur të kishin shqetësime virale. Fëmijët që jetojnë në mjedise ku ka duhanpirës, në mjedise me lagështi, apo aty ku ajri ka ngarkesë më shumë se normalja, paraqiten 1-2 herë në vit në spital.
Thuhet që "një fishkëllimë apo gërhitje është shenjë e astmës derisa të provohet se ka diçka tjetër". Astma është një sëmundje inflamatore kronike e rrugëve të frymëmarrjes, pavarësisht nga stadi i saj. Ajo është një nga sëmundjet kronike më të shpeshta në botë, e cila imponon një barrë të rëndësishme sociale si te fëmijët, ashtu edhe te të rriturit. Por pavarësisht kësaj është e trajtueshme dhe mund të parandalohet. Inflamacioni bronkial në astmë përfshin një sërë mekanizmash, si faktorët personalë, predispozicioni gjenetik, ashtu dhe faktorët e mjedisit, alergenet brenda dhe jashtë shtëpisë, infeksionet virale të rrugëve të frymëmarrjes. Diagnoza e astmës shpesh bazohet në shenja të tilla si marrja e frymës episodike, fishkëllima dhe shtrëngimi i gjoksit. Astma është një sëmundje kronike me ndikim të rëndësishëm mbi të sëmurët, mbi familjet e tyre dhe shoqërinë.
Një nga këshillat e mjekëve alergologë është të ndalohet ose të pakësohet ekspozimi ndaj faktorëve alergjikë që shkaktojnë astmën, si pluhurat e shtëpisë, ushqimet dhe konservantet ushqimore, alergentët e tjerë. Rekomandohen shëtitjet në ajër të pastër, këtu duke pasur parasysh ndotjen e madhe të mjedisit në mënyrë të veçantë në kryeqytet. Ndërkaq, sëmundjet e aparatit të frymëmarrjes, sipas analizave të vitit 2007-2008 raportuar nga Ministria e Shëndetësisë, e zënë vendin e parë në listën e diagnozave për të cilat trajtohen qytetarët.