E Diel, 1 Nëntor 2026

CEZ: Ndërprerje të alternuara të energjisë në disa qytete

TIRANE- CEZ ka njoftuar sërish sot mbi kufizimet e energjisë elektrike në disa qytete në jug të vendit por dhe lagje të Tiranës, si pasojë e mbingarkesës. Sipas CEZ kufizimet kryhen nga OST për shkak të mbingarkesës në rrjet.

Ndërprerje të alternuara të energjisë po kryhen në fshatrat dhe periferitë e Lushnjes, Vlorës, Fierit, Sarandës dhe Gjirokastrës. Gjithashtu për shkak të mbingarkesës në nënstacionin e Sharrës kufizime energjie kemi dhe në zona të kryeqytetit si, Kombinat, Yzberisht, Vaqarr, Mëzez dhe Ndroq.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›