Peqin, vetëvritet aksidentalisht i moshuari

Një i moshuar ka gjetur vdekjen pasditen e sotme në Peqin pasi është vetëvrarë aksidentalisht me armë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Bishqem të Peqinit ku 70-vjeçari Ramadan Haka ka qënë duke pastruar armën në momentin ku arma ka shkrepur duke plagosur në kokë të moshuarin.
Menjëherë i plagosuri është dërguar në spitalin e Elbasanit por ka ndërruar jetë në spital si pasojë e plagëve të rënda.
Ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.