CEZ Nje firme ndertimi shkaktoi erresiren
Familja Xheka nuk paguante faturat e energjise elektrike. Ky konstatim perben nje pjese te reagimit te kompanise CEZ Shperndarja e cila eshte paditur nga nena e kater femijeve te vdekur si shkaktare e erresires qe solli me pas tragjedine.
Me ane te nje deklarate te shperndare dje CEZ Shperndarja pasi shpreh keqardhje te thelle per humbjen e jetes se kater femijeve ne Bashkine Sukth naten e 11 nentorit 2010 sqaron se nderprerja e dritave ne Sukth nuk ndodhi per faj te saj.
Ne deklarate thuhet se Si rezultat i shume faktoreve por vecanerisht neglizhences per dekada te tera te investimeve ne rrjetin e shperndarjes se energjise lejimit te ndertimeve pa kriter e pa infrastrukturen e nevojshme nderhyrjeve te paligjshme ne rrjet nga subjekte apo individe etj. fatkeqesisht nderprerjet e energjise elektrike ne Shqiperi jane ende sot e kesaj dite nje shqetesim per konsumatoret.
Lidhur me akuzat e ngritura nga zonja Xheka dhe nje studio ligjore ne Tirane per nje fajesi te supozuar mbi shkaqet e vdekjes se kater femijeve CEZ Shperndarje shpjegon se kompania nuk mund te zevendesoje strukturat familjare e shteterore qe lane per ore te tera pa mbikeqyrje kater te mitur ne kushte te mjerueshme.
Ne deklarate saktesohet se ne datat 10 dhe 11 nentor per shkak te motit te veshtire dhe permbytjeve nderprerje ka pasur ne disa zona te vendit dhe pas punes ne kushte tejet te veshtira te skuadrave tona u be i mundur rikthimi i energjise elektrike.
Per rastin ne fjale CEZ Shperndarje informon se me date 10.11.2010 paradite ne oren 0935 si rezultat i demtimit te kabllos se energjise elektrike te fiderit nr.4 ne nenstacionin Sallmone nga firma private Ndre Gjonaj sh.p.k. e kontraktuar nga Bashkia Sukth per sistemimin e rrugeve ka ardhur nderprerja e energjise elektrike ne Bashkine Sukth. Pas konstatimit te nderprerjes se energjise eshte punuar me intensitet per riparimin dhe ne oren 1607 te dates 11 nentor 2010 eshte bere i mundur furnizimi me energji elektrike.
Ne fund te kesaj deklarate sqaruese vjen edhe akuza per familjen e kater femijeve qe per shkak te erresires sot nuk jetojne me. lsquoCEZ Shperndarje deshiron gjithashtu te informoje se familja Xheka furnizohej me energji elektrike teksa jetonte ne nje shtepi ku lidhesi i kontrates eshte z.Fatmir Dauti i cili rezulton debitor per periudhen 01/01/2007 ndash 31/10/2010 thuhet ne deklarate.