Te Bare pame nje deputet
Nje nga deshmitaret ne seancen e djeshme gjyqesore Pellumb Meco ka treguar peripecite ne strofken e Aldo Bares. Ai tha se ishte marre peng nga Banda e Lushnjes se bashku me vellain e tij Zyber Meco ne ambientet e Komisariatit Nr. 2. Ka qene Arti Alicko Maksim Cela dhe Arben Borici qe me moren mua dhe vellain me nje furgon te bardhe te blinduar dhe na cuan ne ambientet e Komisariatit Nr. 2. Aty gjetem deputetin e PD-se Ilir Bano dhe ish-kreun e PS-se per Lushnjen Ylli Sefen. Degjuam Boricin dhe Banon te debatonin pse nuk shkruhej per banden ne gazeta dhe se ata ishin duke mbrojtur vajzat e Lushnjes dhe tregtaret qe te mos prekeshin. Bano u tha se nuk ishte deputet i tyre dhe se ata e kishin deputetin e tyre ne PS. Me pas na larguan por me pare degjova Arben Boricin qe po fliste me nje person qe i drejtohej me fjalen shef. Nuk di me ke po fliste ndersa dua tu them se nuk di as sot pse na moren ate dite ne ate garazh tha dje Pellumb Meco. Bare e pyeti deshmitarin se nga radhet e ciles parti vinte. Dje ka deshmuar edhe Xhavit Cela daja i Artur Dajes hasmit te Bares. Cela ka shpjeguar se nuk kishte asnje dijeni mbi personat qe kishin vrare nipin e tij Artur Daja. Por kishte mesuar se Turi ishte shok i ngushte me Aldo Baren por qe me vone u be hasem me te qe ndryshe quhej edhe Alfred Shkurti. Para trupit gjykues ai tha se nuk dinte nese nipi ishte gjalle apo kishte vdekur dhe se pas djegies se shtepise motra e tij kishte luajtur mendsh. Me pas prokurori kerkoi leximin e nje procesverbali lidhur me nje bisede mes Xhavit Celes dhe krushkut te motres i cili e ka vene ne dijeni per vrasjen e nipit.