CEZ Pa drita disa zona te Veriut dhe nje pjese e Tiranes
Si pasoje e motit te keq qe ka prekur prej javesh veriun e vendit eshte demtuar gjate dites se djeshme linja 110 kilovolt ne Fushe Arrez-Kalimash. Per kete shkak disa zona kane patur mungesa te theksuara te energjise elektrike. CEZ Shperndarje njoftoi se me konkretisht per shkak te demtimit te linjes mbeten pa energji elektrike Kukesi Hasi Kruma dhe Kalimashi. Ky eshte njeri problem pasi brigadat e CEZ dhe OST punuan gjate mbremjes per rikthimin e energjise edhe per Tiranen ku nje pjese e se ciles mbeti pa energji. Per shkak te defektit ne nenstacionin e OST prej 220 kilovolt zonat si Allias Rruga 5 Mmaji Rruga Njazi Meka dhe Lapraka kishin mungesa te theksuara te dritave. Te dyja kompanite punojne per rikthimin e furnizimit.