E Shtunë, 31 Tetor 2026

CEZ, bilanc për mbifaturimet

cezPas tre muajsh administrimi të rrjetit të shpërndarjes së energjisë, administratorët shtetërorë të kompanisë CEZ kanë bërë një bilanc të ankesave dhe gabimeve që janë bërë me mbifaturimin e energjisë elektrike, të cilat kapin një shifër të konsiderueshme, në kohën kur menaxhimi i ndërmarrjes bëhej nga çekët, raporton Vizion Plus.

Sipas drejtorit të shitjeve në CEZ Shpërndarje, edhe pse ankesat e konsumatorëve vazhdojnë të vijnë, numri më i lartë i tyre është regjistruar gjatë periudhës para 21 janarit, datë që shënon edhe heqjen e liçencës për kompaninë çeke nga enti rregullator. Numri i ankesave të cilat janë shqyrtuar më parë por nuk janë ekzekutuar kap shifrën 1500, ndërkohë që CEZ njofton se ditët në vijim do të rifillojë ekzekutimi i tyre.

Sipas të dhënave të tremujorit të parë niveli i arkëtimeve në këtë kompani është rritur. Nga janari, kur arkëtohej vetëm 50% e energjisë që shitej, në mars arkëtimet shkuan 80%. Sipas CEZ, tashmë ka nisur pagesa edhe në zonat që më parë rezultonin plotësisht debitore./b.l

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›