Kriza greke, mijëra apartamente në Korçë pa shitur
Sektori i ndërtimit në qytetin e Korçës është në krizë. Prej më shumë se 2 vjetësh shitja e apartamenteve është ulur në maksimum, duke bërë që vetëm në qytet të jenë mbi 1100 apartamente të përfunduara dhe të pashitura. Ndërsa në të 6 qytetet e qarkut numërohen mbi 2000 apartamente të përfunduara në pritje për t’u shitur, raporton “AS”.
Kriza në sektorin e ndërtimit sipas kryetarit të shoqatës së ndërtuesve Viktor Qylafi e ka burimin tek kriza greke. Blerësit potencialë të apartamenteve në juglindje kanë qenë emigrantët, një pjesë e madhe e të cilëve tashme janë në krizë financiare./b.l