Rama: Liria në PS është për ata që duan të punojnë
26/10/2011 Zhvillimet në selinë rozë, kreu socialist u përgjigjet zërave kundër linjës zyrtare
“Liria në Partinë Socialiste punon për të gjithë ata që duan të punojnë për lirinë e të gjithëve”, - një fjali të tillë zgjodhi dje kreu i PS-së Edi Rama për t’iu përgjigjur zërave kundër linjës zyrtare të kësaj force politike. Kështu, duke u ndalur te zgjedhjet në strukturat e PS-së, si dhe në punën për hartimin e programit të ri politik, kryetari socialist iu kundërvu në mënyrë të drejtpërdrejtë çdo deklarate të ardhur nga kundërshtarët e tij lidhur me mënyrën se si po drejtohet tashmë partia më e madhe opozitare. Në mbledhjen e djeshme të grupit parlamentar të PS-së Rama zbardhi disa nga pikat kryesore të programit të ri të kësaj partie. Por referuar zgjedhjeve për kongresin e 5 nëntorit, Rama vlerësoi se “delegatët u zgjodhën përmes një procesi demokratik, që përbën një shembull pjesëmarrjeje e gjithëpërfshirjeje, të cilin askush tjetër s’e jep dot përveç nesh. Liria në Partinë Socialiste punon për të gjithë ata që duan të punojnë për lirinë e të gjithëve.” Gjithashtu kreu i PS-së sqaroi dhe lidhur me zhvillimet në parti. “Kam kënaqësinë me këtë rast t’ju bëj me dije se falë angazhimit disamujor të grupit të punës për programin e ri politik të Partisë Socialiste, që do t’ua paraqesim shqiptarëve përmes kongresit të 5 nëntorit dhe falë kontributit të të gjitha bërthamave të punës, që u morën seriozisht me aspektet themelore të programit, jemi në përfundim të projektit, që përcakton qartë qoftë rrugëtimin tonë drejt fitores së zgjedhjeve, qoftë dallimet e mëdha parimore e programatike mes nesh dhe atyre që keqqeverisin Shqipërinë me vota të vjedhura”, - vuri në dukje Rama. Ndërkohë që në listimin e këtyre çështjeve kreu socialist theksoi: “Kemi një alternativë të re për një ndryshim radikal të sistemit të taksave, që i jep fund taksimit të të gjithëve njëlloj dhe vendos në themelin e sistemit parimin «kush fiton më shumë, paguan më shumë; kush fiton më pak. paguan më pak». Kemi një alternativë të re për një ndryshim të shumëpritur të sistemit shëndetësor e arsimor. Kemi një alternativë të re për një ndryshim jetik të sistemit të sigurisë së jetës e të pronës publike dhe private.” Njëkohësisht, sipas tij, programi i ri politik i PS-së ka në përbërje një alternativë të re për një ndryshim radikal të qeverisjes së territorit e të mjedisit, si dhe një alternativë të re për Shqipërinë europiane. Në fjalën e tij përpara deputetëve Rama u ndal dhe në propozimet e radhës që do të vijnë nga grupi parlamentar i PS-së, siç është kërkesa për referendum lidhur me projektligjin e importimit të mbetjeve si dhe me insistimin për heqjen e TVSH-së për energjinë dhe produktet e konsumit.
Referendumi
“Ne jemi kundër importit të plehrave. Shoqëria civile është kundër importit të plehrave. Qytetarët janë kundër importit të plehrave. Le të eksplorojmë pa humbur kohë mundësinë e një referendumi popullor dhe për këtë Blendi Klosi, i cili është marrë imtësisht me projektin, të konsultohet me komisionet përkatëse e të bëjë një draftpropozim për diskutim.”
Heqja e TVSH-së
“Ta ngremë zërin fort për heqjen e TVSH-së për bukën, vezën, qumështin dhe po ashtu për reduktimin e TVSH-së së energjisë. Saliu u ka premtuar qytetarëve 6% TVSH për energjinë dhe ua ka bërë 20%. Ne mendojmë se shifra 6% është e mundur dhe e domosdoshme për ta lehtësuar barrën e rëndë të faturës së energjisë mbi çdo familje. Çdo kafshatë buke është e taksuar.”
Programi
“Kemi një alternativë të re për një ndryshim radikal të sistemit të taksave, që i jep fund taksimit të të gjithëve njëlloj dhe vendos në themelin e sistemit parimin «kush fiton më shumë, paguan më shumë; kush fiton më pak. paguan më pak». Një alternativë të re për një ndryshim të shumëpritur të sistemit shëndetësor e arsimor, të sistemit të sigurisë së jetës e të pronës publike.”