Të vetëpunësuarit në bujqësi, skema e pensioneve
15/06/2011 Falja e gjobave dhe kamatëvonesave. Flet kreu i Drejtorisë së Kontributeve në ISSH, Naim Balluku
Me ndryshimet ligjore mbi faljen e gjobave, kamatëvonesave, të vetëpunësuarit në bujqësi mund të përfshihen ne skemën e sigurimeve shoqërore, kundrejt derdhjes së kontributeve minimale për të përfituar pensionet e plota ose të pjesshme. Por për të përfituar nga kjo skemë, duhet që të aplikojnë brenda aftit të përcaktuar. Në një intervistë për gazetën “Metropol”, kreu i Drejtorisë së Kontributeve në Institutin e Sigurimeve Shoqërore, Naim Balluku, detajon të gjithë procedurën se çfarë përfitimesh sjell kjo skemë.
Në përmbajtjen e tij, ligji “Për legalizimin e kapitalit dhe faljen e një pjese të borxhit tatimor dhe doganor”, krahas faljes së disa detyrimeve në sektorë të tjerë, fal dhe një pjesë të mirë të detyrimeve kontributive, gjobave e kamatëvonesave në fushën e sigurimeve shoqërore. Si do të aplikohen këto falje për të vetëpunësuarit në sektorin e bujqësisë?
Mbështetur në përcaktimet e bëra në ligj, të vetëpunësuarve në bujqësi me detyrime të prapambetura, për periudhën deri në fund të vitit 2008 dhe që janë debitorë për kontributet, u falen të gjitha detyrimet e papaguara për kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, gjobat dhe kamatëvonesat. Të vetëpunësuarve në bujqësi me detyrime të prapambetura për periudhën 1 janar 2009 deri më 31 dhjetor 2010 dhe që janë debitorë për kontributet, u falen të gjithë detyrimet e papaguara për kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, gjobat dhe kamatëvonesat, me kusht që brenda datës 31 dhjetor 2011 të deklarojnë dhe të paguajnë të gjitha detyrimet që lindin gjatë vitit 2011. Njëkohësisht kjo kategori që paguan të gjitha shumat e detyrimeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, deri në datën 31 dhjetor 2011, përfiton nga falja e të gjithë gjobave dhe kamatëvonesave të lidhura me detyrimet e pashlyera. Periudha për të cilën nuk janë paguar sigurimet shoqërore dhe për të cilën kontributi është falur, nuk do të konsiderohet për efekt të përftimit të së drejtës për pension, sipas përcaktimeve për sigurimet shoqërore.
Në ligj thuhet se përfitojnë dhe të vetëpunësuarit në bujqësi. Cili është përfitimi për këtë kategori punonjësish?
Një përfitim të jashtëzakonshëm kanë të vetëpunësuarit në bujqësi, të cilët edhe këtë vit kanë favorin që në kuadër të faljes së përgjithshme të disa detyrimeve, gjobave dhe kamatëvonesave, të kenë mundësi për të shlyer me pagesa tepër minimale detyrimet e papaguara për sigurimet shoqërore, pa kamatëvonesat e llogaritura. Për përfitimet që kanë të vetëpunësuarit në bujqësi, le të bëjmë një analizë të thjeshtë. Për t’u siguruar nga periudha që ka hyrë në fuqi ligji 7703 datë 11.5.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar”, nga 1.10.1993 e deri në periudhën aktuale, pra deri me 30.6.2011, që përbëjnë një vjetërsi kontributive prej 17 vjet e 9 muaj, fermeri duhet të paguajë 106,776 lekë në zonat fushore dhe 70,409 lekë në zonat malore. Në këto kushte favori që u bëhet fermerëve diktohet nga fakti që fermerët sigurojnë periudha të kaluara, nga 1.10.1993, me ato masa kontributesh që kanë qenë në vitet respektive, të cilat janë mjaft simbolike. Vlen të theksohet fakti se që nga viti 1993 e deri në vitin 2002, masa e pagesës për kontributet e sigurimeve shoqërore për fermerët ka qenë 1,620 lekë në vit për zonat fushore dhe 972 lekë për zonat malore. Në këtë kuadër, me masa kontributesh minimale dhe pa kamatëvonesa do të bëhet pagesa deri më 31.12.2011. Sipas ligjit nr. 9600, datë 27.07.2006, kamata është 2 për qind për muajin e parë të vonesës dhe 1 për qind për muajt e tjerë. Duke pasur një vjetërsi si të vetëpunësuar në bujqësi, që konsiderohet ligjërisht si vjetërsi pune në qytet, bazuar në ligjin e sigurimeve saktësohet se nga kjo vjetërsi e tillë, e cila kalon ½ e 35 vjet, që kushtëzon pensionin e plotë, fermerët përfitojnë pension të plotë si në qytet. Po të marrim në mënyrë hipotetike sikur fermeri të mos ketë vjetërsi tjetër në punë, vetëm me këtë vjetërsi kontributive si i vetëpunësuar në bujqësi, me pensionin e pjesshëm që do marrë, do të barazojë pagesën e bërë për 1 vit e 4 muaj për fermerët në zonat fushore dhe për afër 10 muaj në zonat malore. Duke qenë se të vetëpunësuarit në bujqësi sigurohen dhe për leje lindjeje, vetëm me një leje lindje dhe shpërblim lindje që përfiton një grua fermere në kushtet e faljes së kamatëvonesave, shlyen të gjithë shumën e paguar nga 1.10.1993 e deri 30.6.2011 në zonat fushore, ndërsa në zonat malore përfiton më shumë të ardhura nga leja e lindjes se pagesat e bëra për periudhën e mësipërme.
Për ta pasur më të qartë, cila kategori e punonjësve quhet si e vetëpunësuar në bujqësi?
Duke pasur parasysh sa më sipër, theksojmë se të gjitha këto favore u bëhen personave që kanë aktivitet bujqësor ose blegtoral dhe jo kategorive të tjera, që, megjithëse mund të banojnë në fshat, mund të ushtrojnë aktivitete të tjera jobujqësore. Kështu, kushtet që duhet të plotësojë fermeri për t’u siguruar në këtë skeme janë: “Të ketë mbushur moshën 16 vjeç, të ketë aktivitet bujqësor dhe blegtoral, të ketë tokë në pronësi ose të marrë me qira apo të tjetërsuar në favor të tij, të ketë qendrën e banimit në të njëjtin rreth ku ushtron aktivitetin bujqësor, të mos jetë i siguruar në skema të tjera të sigurimit shoqëror”.
Referuar vendndodhjes së zonave ku jetojnë e punojnë, cilat janë përfitimet favorizuese ndaj këtyre kategorive?
Janë klasifikuar si zona malore dhe rrjedhimisht përfitojnë lehtësira më të mëdha të vetëpunësuarit që ushtrojnë aktivitet bujqësor e blegtoral në rrethet: Bulqizë, Dibër, Gramsh, Has, Kolonjë, Kukës, Librazhd, Malësi e Madhe, Mat, Mirditë, Pukë, Skrapar, Tepelenë e Tropojë. Me pagesat e kontributeve të fermerëve përfitohen të gjitha llojet e pensioneve, ashtu sikurse të vetëpunësuarit në qytet, shpërblim dhe leje lindje, sigurim shëndetësor. Kështu, së bashku me sigurimin shoqëror të vetëpunësuarit në bujqësi sigurohen dhe për sigurimin shëndetësor, ku kontributet janë të detyrueshme të paguhen bashkërisht. Pagesat vjetore për sigurimin shëndetësor janë tepër simbolike, që kapin shumën 3,360 lekë në vit për zonat fushore dhe 2,016 lekë në vit për zonat malore. Me këto pagesa fermerët përfitojnë: vizita mjekësore, ekzaminime, rimbursim medikamentesh etj.
Si bëhet pagesa e kontributeve?
Në pagesën e masës së kontributeve, krahas lehtësive që paraqet skema në përgjithësi, bëhet një favorizim tjetër i fermerëve që ushtrojnë aktivitet në zonat malore, për të cilët është miratuar një normë kontributive më e ulët. I vetëpunësuari në bujqësi që banon në rrethet Skrapar, Peshkopi, Mat, Bulqizë, Gramsh, Librazhd, Tepelenë, Kolonjë, Kukës, Has, Tropojë, Mirditë, Pukë dhe Malësi e Madhe, nga data 1.7.2010 e në vazhdim, derdh kontribut për sigurimet shoqërore, kundrejt detyrimit tremujor, të llogaritur mbi bazën e masës vjetore 11 232 lekë. Ndërsa të vetëpunësuarit në bujqësi që banojnë në rrethet Berat, Kuçovë, Durrës, Krujë, Elbasan, Peqin, Fier, Lushnjë, Mallakastër, Gjirokastër, Përmet, Korçë, Pogradec, Devoll, Lezhë, Kurbin, Shkodër, Tiranë, Kavajë, Vlorë, Sarandë dhe Delvinë, nga data 1.7.2010 e në vazhdim, derdhin kontribut për sigurimet shoqërore, kundrejt detyrimit tremujor, të llogaritur mbi bazën e masës vjetore prej 17 280 lekë. Pagesat për sigurimet shoqërore e shëndetësore janë të detyrueshme e paguhen një herë në tre muaj.
Sa është periudha e veprimit të ligjit dhe çmasë ka marrë ISSH në zbatim të tij?
Fermerët duhet të kenë në vëmendje se pagesat për sigurimet shoqërore duhen bërë para lindjes të së drejtës për përfitime. Mbas plotësimit të moshës për pension ose për përfitime të tjera, nuk lejohet sigurimi shoqëror. Përfundimisht, duhet të rikujtojmë se falja e kamatëvonesave për të vetëpunësuarit në bujqësi, është bërë me kusht që detyrimi kontributiv të paguhet brenda afatit të veprimit të këtij ligji, që do të thotë brenda datës 31.12.2011. Me kalimin e këtij afati për pagesat e kontributeve për të vetëpunësuarit në bujqësi do të aplikohen kamatëvonesat. Pra, kjo mundësi u jepet fermerëve vetëm në sajë të miratimit të ligjit të mësipërm, për ata fermerë që nuk janë përfshirë në skemën e sigurimeve shoqërore, ose që kanë vite kontributive të pambuluara nga kjo skemë.
Llojet e përfitimeve sipas kategorive
Përcaktimet për përfitimet e plota të pleqërisë,
Familjar, invaliditetit të pjesshëm
Përfitimet e fermerëve nga skema e sigurimeve shoqërore janë shumë të mëdha, duke i klasifikuar në tri favorizime kryesore. Së pari, janë përfitimet që vijnë nga kuotat e ulëta të pagesave të kontributeve për sigurimin shoqëror, si rrjedhojë e politikave favorizuese shtetërore. Të vetëpunësuarit në bujqësi paguajnë kontribute për sigurimet shoqërore për vitet e kaluara me ato masa kontributesh që kanë qenë në vitet respektive, të cilat gjenden të detajuara në tabelën bashkëngjitur shkrimit. Së dyti, kemi të bëjmë me përfitim të vjetërsisë në punë, ku njohja e periudhave, për të cilat janë paguar kontribute për sigurimet shoqërore, njihet vjetërsi në marrëdhënie pune me shtetin. Personit të siguruar si i vetëpunësuar në bujqësi dhe që ka paguar kontributet pas hyrjes në fuqi të ligjit për sigurimet të 1993-shit, të gjitha periudhat e siguruara i njihen vjetërsi pune. Politika shtetërore favorizuese dhe sociale për fshatin dhe për sigurimin si i vetëpunësuar në bujqësi do të thotë se kur plotësohet e gjithë vjetërsia e nevojshme në këtë skemë sigurimi, do të përfitohet një pension i plotë qyteti. Së treti, përfitimet që jep ligji i sigurimeve shoqërore, pas plotësimit të kushteve. Kështu ky fermer, pasi plotëson kushtet e përcaktuara në ligjin e sigurimeve, është përfitues, sipas rastit, i “pensionit bazë të pleqërisë, pensionit të pjesshëm të pleqërisë, pensionit të reduktuar të pleqërisë, pensionit të invaliditetit, pensionit të pjesshëm të invaliditetit si dhe pension familjar. Përveç kësaj, e vetëpunësuara në bujqësi përfiton shpërblimin për lindje fëmije. E ardhura që e vetëpunësuara në bujqësi përfiton gjatë një leje lindje është e barabartë me shumën e kontributeve të paguara prej 1.10.1993 – 30.3.2010. Për të gjykuar për favore të tjera të skemës, vetëm duke u siguruar për periudhën 1.10.1993 deri me 30.9.2010, përfitohen gjithsej 17 vite sigurimi shoqëror me shtetin, që edhe pa një sigurim të mëparshëm, fermeri përfshihet në kushtet e përfitimeve nga skema, duke siguruar një pension prej rreth 50 për qind të pensionit të plotë. Ndërsa ata që plotësojnë vjetërsinë kontributeve, jo më pak se 35 vite dhe 50 për qind të kësaj vjetërsie e kanë në këtë skemë (17 vite e 6 muaj), përfitojnë pension të plotë si në qytet. Edhe në rastet kur kjo vjetërsi nuk plotësohet, i vetëpunësuari në bujqësi do të përfitojë një pension të ndërmjetëm.
Masa e kontributeve sipas periudhave 1.10.1993-31.12.2010
Vitet VKM Zona Fushore Zona malore
1 1993 Nr.452, datë 16.09.1993 1,620 972
2 1994 Nr.452, datë 16.09.1993 1,620 972
3 1995 Nr. 42, datë 23.01.1995 1,620 972
4 1996 Nr.180, datë 18.03.1996 1,620 972
5 1997 Nr. 20, datë 13.01.1997 1,620 972
6 1998 Nr. 73, datë 30.01.1998 1,620 972
7 1999 Nr.112, datë 18.03.1999 1,620 972
8 2000 Nr.384, datë 14.07.2000 1,620 972
9 2001 Nr.402, datë 11.06.2001 3,890 2,335
10 2002 Nr.702, datë 27.12.2001 5,215 3,592
11 2003 Nr. 62, datë 23.01.2003 7,820 5,390
12 2004 Nr.298, datë 14.05.2004 7,820 5,390
13 2005 Nr.385, datë 31.05.2005 10,000 6,500
14 2006 Nr.167, datë 29.03.2006 10,000 6,500
15 2007 Nr.167, datë 29.03.2006 12,000 7,800
16 2008 Nr.734, datë 7.11.2007 12,000 7,800
17 2009 Nr.1114, date 30.07.2008 14,400 9,360
18 2009 Nr.700, datë 18.06.2009 14,400 9,360
19 2010 Nr.477, datë 30.6.2010 17,280 11,232