E Shtunë, 31 Tetor 2026

CEZ kundër ERE për kontratën e re

Kompania “CEZ Shpërndarje” kërkon të përfitojë sërish nga boshllëqet në kontratën e energjisë elektrike. Enti Rregullator i Energjisë (ERE), në një seancë publike dëgjimore, ka prezantuar risitë që vijnë nga kontrata e re në dobi të konsumatorit, e cila hyn në fuqi më datë 1 janar 2012. Përgjegjësja e zyrës së Mbrojtjes të Konsumatorit pranë këtij institucioni, Entela Çipa, tha se, penalizimi për kamatvonesat do të ulet nga 0.5% në 0.1% në ditë. Gjithashtu, do të ketë dëmshpërblim për matjet e parregullta dhe zgjatje të afateve kohore deri në 30 ditë, si për shlyerjen e detyrimeve nga ana e konsumatorëve, ashtu edhe për fillimin e masave penalizuese. Përfaqësues të kompanisë “CEZ Shpërndarje” si gjithnjë kanë kundërshtuar këto masa të propozuara nga ERE duke u justifikuar se nuk mund të realizohen për shkak të rrjetit të amortizuar. Por, të gjithë jemi dëshmitarë së prej disa vitesh çdo muaj Gusht kompania e shpërndarjes kryen remonte në rrjet. Qëllimi i kontratës së re të energjisë është një furnizim sa më i mirë dhe në vazhdimësi i klientëve tariforë, gjë për të cilën kompania CEZ kishte premtuar se do të realizonte, por deri tani ka bërë shumë pak.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›