Legard: Eurozona kërcënohet nga një recesion i ri

Drejtoresha e re e Fondit Monetar Ndërkombëtar, nuk nguron të nxjerrë në pah shqetësimin e saj për frikën e recesioni të ri global. Në një intervistë dhënë për "Der Spiegel", Christine Lagarde, u bën thirrje vendeve të industrializuara të punojnë së bashku për të luftuar kërcënimin e një rënie të re ekonomike në botë. Lidhur me situatën aktuale ekonomike dhe nëse ngjason ajo me periudhën e 2008 pak para se banka e investimeve "Lehman Brothers" të shembej , Lagard tha se çdo moment në histori është i ndryshëm nga situatat e mëparshme dhe është e gabuar një përpjekje për të nxjerrë krahasime. Në Fondin Monetar Ndërkombëtar, ne shohim se ka pasur, sidomos gjatë verës, një krizë të qartë të besimit që e ka rënduar situatën seriozisht – sqaron shefja e FMN-së, ndërsa shton se masat duhet të ndërmerren për të siguruar që ky rreth vicioz të prishet. “Kur ne shikojmë gjendjen e Europës, duhet të ndërmarrim konsolidim fiskal, të kualifikuar nga rritja intensive e masave. Përveç kësaj, nuk duhet të jetë i rritur rikapitalizimi i bankave. Në mënyrë të qartë, të dyja shkojnë së bashku. Çështja sovrane e borxhit peshon në besimin që lojtarët e tregut kanë në bankat europiane- sqaron lagard ildhur me atë se cfarë duhet bërë. Përsa i përket cështjes nëse është bota në prag të një recesioni të përtërirë, Lagard tha se globi ndodhet në një situatë ku ende mund të shmanget një gjë e tillë. Spektri i politikave në dispozicion të qeverive të ndryshme dhe bankave qendrore, është më i ngushtë sepse një shumë e municioneve është përdorur në vitin 2009. Por në qoftë se qeveritë e ndryshme, institucionet ndërkombëtare dhe bankat qendrore punojnë së bashku, ne do ta shmangim recesionin- saktësoi Cristine Lagard.