E Diel, 1 Nëntor 2026

Lame akuza qeverisë: Po tjetërson zonat e mbrojtura dhe parqet

Partia Socialiste ka denoncuar sot atë të cilën ajo e cilëson si vendimarrje abuzive të qeverisë mbi zonat e mbrojtura dhe parqet e vendit.

Në një konferencë për mediat nga selia e PS-së Artan Lame u shpreh se qeveria në ikje po tjetërson zonat e mbrojtura dhe paqet kombëtare.

Po veprohet me urgjencën e hajdutëve të ditës së fundit, po vrapohet me urgjencë për në Nartë për ti ndryshuar statusin kësaj zone dhe për ti hapur rrugën ndërtimeve brenda saj. Pjesë e kësaj vendimarrjejejpo bëhet edhe Agjensia për Kthimin dhe Kompensimin e Pronave, e cila, pasi fjeti për 8 vjet, u kujtua të shpërndajë prona poshtë e përpjetë është shprehur Lame.

Ai ka theksuar më tej se qeveria e re do të ç`bëjë çdo vendim të jashtëligjëm të marrë nga qeveria në këto ditë të ikjes së qeverisë nga pushteti.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›