E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, kapen 150 kg drogë, vinte nga Kruja

TIRANE-Një sasi prej 150 kg cannabis sattiva  janë sekuestruar pranë Rinasit mesnatën e së mërkurës dhe orët e para të mëngjesit të së enjtes. Policia e Tiranës bën të ditur se droga është sekuestruar në 3 makina të cilat vinin nga Kruja drejt Tiranës. Gjashtë persona janë vënë në pranga, ndërsa 2 të tjerë janë shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të koduar "Eskorta".

Të arrestuarit janë Oligert Baftjar Musta, 21 vjec, banues në Mamurras Kurbin,
- Arjan Gjin Saka, 21 vjec, banues në Tiranë,
- Gazmir Lekë Saka, 23 vjec, banues në Thumanë Krujë,
- Altin Nike Saka , 32 vjec, lindur e banues në Thumanë Krujë,
-Muharrem Sefulla Zalla, 36 vjec, lindur dhe banues në Fushë Krujë,
- Klodian Isa Lami, 21 vjec, banues në Shesh të Pezës, Tiranë.
Arrestimi i tyre u bë në segmentin rrugor të Aeroportit të Rinasit, kur po udhëtonin me tre automjete të ndryshme.
"Në momentin e ndërhyrjes së strukturave Antidrogë si dhe Njësisë Operacionale & Speciale, shtetasit e lartëpërmendur gjatë udhëtimit në rrugë dytësore të fshatit Ndërmjetas dhe pikërisht me automjetin tip Mitsubishi Pajero me targa Tr.4310 K me drejtues shtetasin Olgert Musta, ka qëlluar me armë pistoletë në drejtim të automjeteve të policisë të cilët ishin në ndjekje për ndalur dhe kapur tre automjetet."- njofton policia. 

Të arrestuarit nuk i janë bindur thirrjeve të policisë për të ndaluar por kanë shkëmbyer zjarr në drejtim të policisë. Nga ana e këtyre të fundit është qëlluar në drejtim të gomave. Në këto kushte është plagosur në pjesën e këmbës drejtuesi i njërit prej automjeteve Olgert Musta.

Policia saktëson se në sajë të hetimit intensiv disa mujor u arrit goditja në kohë e kësaj linje shpërndarje me shumicë dhe tregëtimi në Tiranë, lëndë e cila dyshohet se kultivohej në qytetin e Krujës, me qëllim më pas tregëtimin e saj në Kryeqytet.

Nga kontrolli i ushtruar në automjetin tip “Mitsubishi Pajero”, u gjendën e 19 thasë të mbushur me bimë të dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva, me peshë 150 kg.

Të arrestuarit akuzohen për veprën penale “Prodhim, shitje të lëndëve narkotike”, në bashkëpunim, parashikuar respektivisht nga nenet 283/2 të Kodit Penal, ndërkohë që materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për hetime të mëtejshme.
(s.g/balkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Tiranë, kapen 150 kg drogë, vinte nga Kruja

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›