E Diel, 1 Nëntor 2026

CEZ verifikon debitorët në Dibër, shumica pretendon të kenë paguar

Dibër- Specialistët e CEZ po bëjnë verifikojnë librezat e banorëve të komunave Maqëllarë dhe Melan, që u ngriten në protestë, për të verifikuar debitorët të cilët do të ndëshkohen sipas ligjit.

Menaxheri i rajonit të humbjeve jo teknike të CEZ, z. Ylber Miha, deklaroi se qëllimi i shkëputjes së energjisë do të jetë ndërgjegjësimi i debitorëve për të paguar, ndërkohë që ka sqaruar se do të bëhet edhe njëherë verifikimi i debitorëve.

Kabinat debitore në masën 100% do t’u bëhet ndërprerja e energjisë elektrike. Ne ramë dakort që të evidentojmë emër për emër abonentët të cilët janë debitore mbase nuk janë të kredituar në sistem. Pra për këtë do të merret libreza e abonentit, do të fotokopjohet libreza, do të shihet numri i kontrates do të ndjekim linjën deri ku ka ngecur kjo punë. Në qoftëse do të jetë mos kreditimi, do të zgjidhet pjesa e mos kreditimit për të cilën shumë abonente ne na ankohen. Qëllimi i punës sonë është që të furnizohen me energji elekrike të cilët nuk janë debitore. Pra verifikimi i 6 gabinave në vend të cilët pretendojnë që nuk janë debitore në masën 100%- deklaroi ai.

Ndërkohë kryetari i komunës Maqëllarë z. Bardhyl Agolli shprehet se pretendimet e CEZ se 6 fshatra janë debitorë 100%, nuk janë të vërteta.

Lidhur me debinë, këtu është debati i madh lidhur me CEZ-in, sepse pretendohet nga kompania që në 6 fshatra që është ndërprerë energjia elektrike 100% janë debitore. Nuk është aspak e vërtet. Unë kam këtu fotokopjet e fshatit Fushë e Vogel ku rezulton që 80% e fshatit i ka paguar rregullisht faturat e energjisë është gjashtëmujori i deri në qershor 2012 që i kemi të fotokopjuar të gjithë librezat. Po binden vetë edhe punonjësit e CEZ-it që këtu është bërë me të vërtet një gabim në sistemin e tyre elektronik- deklaroi kryetari i komunës.

Sipat tij, kompania duhet të marrë ndëshkime individuale ndaj debitaorëve historic por jo të bëjë ndëshkime kolektive.

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›