Trafiku i organëve në Kosovë, në fokusin e gjermanes Spiegel
Tiranë- Gjurmimi i trafikut të organeve ka vënë dje në fokus të prestigjozes gjermane Der Spiegel, një klinikë private në Kosovë. Medicus është sipas “Spiegel”, klinika mjeksore ku të sëmurët e pasur zgjasin jetën e tyre në kurriz të të varfërve, dhe ku rrjeti kriminal i trafikimit të organeve është i dokumentuar mirë.
Artikulli i djeshëm i tre autorëve gjermanë Arndt Ginzel, Martin Kruashaar dhe Steffen Winter, ka personazh Vero Shevdon, një kosovare që ka shitur veshkën e saj, dhe prokurorin Jonathan Ratel, i ardhur në Kosovë në kuadër të ndihmës së EULEX, që ka investiguar mbi veprimtaritë e paligjshme të klinkës në fjalë.
Ndër të tjera në artikkullin e “Speigel” thuhej: …Në tregtinë ilegale me organe bandat kriminale e kanë më të lehtë, sepse ka shumë njerëz si Vera Shevdko, që janë të varfër dhe të paditur dhe që janë gati të shesin pjesë të trupit të tyre për disa mijëra euro. Është në natyrën e tregtarëve të organeve, të kirurgëve të tyre dhe kontrabandistëve, që ta ofrojnë modelin e tyre të biznesit në fshehtësi. Vetëm rrallë herë makinacionet e tyre bëhen të ditura, dhe në raste edhe më të rralla ato ndëshkohen. Në rastin e klinikës Medicus në Prishtinë rrjeti kriminal është i dokumentuar mire.
Kjo falë një njeriu trupmadh me vështrim të vendosur: Prokurori Jonathan Ratel erdhi në vitin 2010 në Kosovë, për të ndihmuar në kuadër të misionit të BE-së EULEX për ndërtimin e një sistemi konstitucional. Dhe nuk zgjati shumë kohë, derisa kanadezi nisi të merrej me veprimtarinë e paligjshme të tregtarëve të organeve nga Klinika Medicus.
Jonathan Ratel, 51 vjeç, është i bindur se në spitalin me pronar gjerman transplantuesit e paskrupull kanë marrë 20 deri 30 veshka dhe ia kanë implantuar të sëmurëve, që janë në gjendje të paguajnë. Ndërmjetësuesi ishte nga Izraeli, blerësit e organeve nga e gjithë bota, kirurgu nga Turqia, në shtyp ai njihet si “dr. Frankenstein”. Dhuruesit e veshkave, nëse mund të quhen “dhurues”, vijnë nga Stambolli, nga Kisinau në Moldavi, apo ishin njerëz, që kanë emigruar para pak kohësh në Izrael. Sistemi ka mundur të funksionojë, thotë Ratel, sepse mjekët kosovarë dhe punonjësit e administratës i kanë mbuluar.
“Spiegel” e quan këtë një biznes me shumë fitime dhe që po rritet me shpejtësi. Pas një investigimi shumë mujor që shtirë në disa vende si: Izrael, Turqi, në Bjellorusi dhe në Republikën Federale të Gjermanisë, u zbulua se edhe gjermanët janë të përfshirë thellë në biznesin e tregtimit të organeve.
/IDEA/