Grabisnin gratë nëpër rrugë, arrestohen

Burime zyrtare bënë me dije se në pranga përfundoi shtetasi Roland Beqiraj, 37-vjeç, banues në Tiranë, si dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen A. Frrok B., 28-vjeç, banuese në Tiranë.
Nga puna hetimore e deritanishme, rezulton se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se janë autorë të të paktën pesë vjedhjeve. Ata akuzohen për vjedhje çantash, sendesh personale, thyerje banesash, etj. Në cilësinë e provës materiale u gjetën dhe u sekuestruan 12 copë fishekë 9 mm me mbishkrimin “PAR” 93, 6 USB flash të llojeve të ndryshme, 1 orë dore femrash me zinxhirë ngjyre të verdhe me gurë të shndritshëm të bardhë me mbishkrimin “D&G”, 3 portofol femrash, të llojeve të ndryshme, 14 çanta femrash të llojeve dhe markave të ndryshme, 3 karta SIM te kompanive te ndryshme në Shqipëri, etj.
“Sa më sipër u bëjmë thirrje qytetarëve të dëmtuar nga kjo vepër penale të paraqiten pranë Komisariatit të Policisë Nr.2 dhe Nr.3 Tiranë për të bërë të mundur marrjen e sendeve të vjedhura si dhe paraqitjen për njohje të autorëve të dyshuar. Nga shërbimet e policisë vazhdojnë hetimet, pasi këta shtetas dyshohet se janë autorë të përfshirë në më shumë se 30 - vjedhje të dokumentuara deri më tani, të kësaj natyre të ndodhura në Kryeqytet”, thekson policia. /Start/
2012-07-31 10:20