E Shtunë, 31 Tetor 2026

CEZ vjedhje me faturat

Deputeti i Partisë Socialiste, Ilir Beqja dëshmon përmes faturave të energjisë se familjet dhe bzineset shqiptare po vidhen duke iu rritur sasinë e konsumit të energjisë elektrike pa asnjë motiv dhe me shkelje të rënda ligjore.

“Është vënë re se në fund të nëntorit “CEZ” ka faturuar shumë energji me një përkufizim energjie të pamatur. Unë kam faturën e një biznesi që thotë: energji e pamatur 20 mij kilovatë, që e con faturën në 3 milionë lekë të vjetra. Kam edhe faturën e një familjari, që i cojnë 4 mijë kilovatë energji të pamatur. Në shkrimet që ka fatura thuhet se energjia e pamatur është sipas shtojcës, shikoj kodin e matjes dhe në pasqyrën e lëndës thuhet: nuk ka shtojcë”, ka treguar Beqja.

Beqja dencon si vjedhje të konsumatorëve edhe faturimin e energjisë më shumë se 30 ditë.

“Kam një faturë që ka faturuar nga 15 nëntor në 23 dhjetor. Nëse është energjia me dy fasha, mund ta rrisësh energjinë mbi 300 kilovatë dhe ja cfarë thotë kreu i ERE në mbledhjen e komisionit parlamentar: Faturimi mbi 30 ditë është vjedhje”, ka deklaruar Beqja.

Për të gjitha këto dëshmi, zoti Beqja thotë se do t’i drejtohet prokurorisë për të denoncuar vjedhjen.

“Shqiptarët po vidhen masivisht. Ministria është bashkëpronare e vjedhësit, enti nuk bën asgjë, unë po plotësoj dokumentacionin dhe do t’i drejtohem personalisht prokurorisë”, ka shtuar Beqja.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›