Lidhet dhe grabitet nje 70-vjecare
LEZHE- Nje 70-vjecare lidhet ne banesen e saj per tu grabitur gjate nates ndersa vetem me mberritjen e policise eshte bere i mundur lirimi i saj. Ngjarja ka ndodhur ne fshatin Lajm i Ri te Lezhes nderkohe qe shuma e vjedhur eshte 12 000 leke.
Burime te policise bejne te ditur se e moshuara Dila Gjoni jetonte e vetme ne shtepi per shkak se djali i saj ishte emigrant. Ka qene nje person i cili e ka thirrur 70-vjecaren nga jashte dhe ne momentin qe eshte hapur dera e ka lidhur duke i vjedhur me pas parate.
Policia ka marre njoftim ne mengjes per ngjarjen nga nje person ende i panjohur dhe kane qene blute ata qe e kane zgjidhur gruan. Vijojne hetimet.