Shtyhet gjyqi i Gerdecit Gjykata Te merren masa per avokatet
TIRAN- Shtyhet per te 15-en here gjyqi ne ngarkim te 29 te akuzuarve si pergjegjes per tragjedine e Gerdecit. Shtyrjet e pafundme te kesaj ceshtje si pasoje e mungeses se avokateve kane bere qe Gjykata e Tiranes ti drejtohet me ane te nje letre Dhomes Kombetare te Avokatise ku kerkon marrjen e masave ndaj avokateve pergjegjes per zvarritjen e pafundme te procesit. Ne seancen e sotme munguan dy avokatet mbrojtes te njerit prej te dyshuarve kryesore te tragjedise se rende Mihal Delijorgji por dhe avokatet e dy te pandehurve te tjere Dashnor Caushi dhe Latif Shatros.
Te pandehurit e ceshtjes Gerdeci akuzohen si pergjegjes per ngjarjen e ndodhur me 15 mars 2008 ne fshatin Gerdec te Tiranes kur si pasoje e nje shperthimi ne ish- fabriken e demontimit te municioneve luftarake humben jeten 26 persona ndersa shume te tjere u plagosen. Nga kjo ngjarje pati deme te shumta materiale ne zonen perreth. Procesi per ceshtjen Gerdeci eshte duke hasur veshtiresi ne zhvillimin normal te tij..