PS: Jo me dialog me Berishën

Flaka qe shkrumboi fletët e votimit te zgjedhjeve te fundit parlamentare, ka djegur edhe mundësitë për kompromis mes mazhorances dhe opozitës. Ky është reagimi i ashpër i selisë roze, pasi KQZ ndërmori hapin e fundit te asgjësimit te fletëve dhe dërgoi ne Arkiv listat zgjedhore si materiale te klasifikuara, duke rrezuar çdo mundësi për hetimin elektoral. Sekretari i grupit parlamentar socialist Taulant Balla tha se aksioni politik opozitar do te zhvendoset nga tryezat e dialogut, ne protesta popullore. Deputeti i majte iu referua dhe përshëndeti deklaratat e ndihmës sekretarit ne Departamentin e Shtetit Contriman. Zyrtari i Uashingtonit tha se kriza duhet zgjidhur urgjentisht dhe nga vete klasa politike ne Shqipëri.
Shpërndaje