CIA, qendër për të luftuar përhapjen e armëve së rrezikshme
Agjencia amerikane qendrore e zbulimit, CIA, bën të ditur se po krijon një qendër të re për të luftuar përhapjen e armëve dhe teknologjisë së rrezikshme. CIA thotë se qendra e re do të caktojë oficerë të operacioneve të agjencisë krah për krah me analistët e agjencisë për të ofruar bashkëpunim më të madh dhe ndarjen e informacioneve. Drejtori i CIA-s Leon Panetta thotë se agjencia punon më mirë kur i gjithë stafi i larmishëm i agjencisë, që përbëhet nga ekspertë të ndryshëm, punojnë sëbashku. Ai thotë se Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të konfrontojnë kërcënimin që paraqesin armët e shkatërrimit në masë, përfshirë ato bërthamore, kimike dhe biologjike. Drejtori Panetta thotë se qendra e re do të formohet brenda disa javësh.