E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spanjë/ Demi tek spektatorët, 40 të plagosur


Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Spanjë gjatë një spektakli me dema në Navarra, në veri të Spanjës. Një dem ka kapërcyer barrierën mbrojtëse dhe ka përfunduar në shkallë ku ndodheshin spektatorët dhe nisi të godasë me brirë disa persona. Për pasojë një fëmijë 10 vjeçar është në gjendje të rëndë dhe po ashtu edhe një tjetër person. Mësohet se demi ka plagosur të paktën 40 persona. Pamjet televizive të publikuara nga mediat spanjolle, transmetojnë në mënyrë shumë të qartë momentin kur demi del nga pista dhë kërcen tek spektatorët. Kafsha shmangu edhe korridorin që lidh arenën me pjesën ku ulen shikuesit duke krijuar kështu një situatë paniku. Më pas kanë ardhur në ndihmë toreadorët të cilët kanë mundur të bllokojnë kafshën duke e vrarë atë. Sipas websitetit të specializuar Mondotoro, nuk është e rrallë që demi të kalojë një barrierë mbrojtëse, por është shume e çuditshme që arriti të kapërceje edhe korridorin e të përfundojë në publik. Ende nuk ka një shpjegim logjik për sjelljen e kafshës. Mediat thonë se organizatorët e aktiivitetit po bëheshin gati ta largonin nga arena demin, pasi nuk po dhuronte sodisfaksion për publikun, por gjithçka ndryshoi më pas. Ambulanca të shumta u ndodhën menjeherë në vendngjarje në qytezën e Navarras për të transportuar të plagosurit në spital.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›